I riu shqiptar në skenë para 100 mijë shikuesve në koncertin e AC/DC!

Bendi nga Zyrihu “Pablo Infernal”, i drejtuar nga studenti 20 vjeçar, Altin Asllani, ka performuar në programin hyrës të koncertit të madh Open-Air të AC/DC para më shumë se 100 mijë shikuesve.

Altini dhe bendi i tij i kanë përjetuar diçka që për rokerët e rinj të të gjithë botës është baraz me realizimin e një ëndrre: Paraqitjen në një koncert të përbashkët me grupin famoz AC/DC.

Fjala është për performimin e bendit ambicioz nga Cyrihu “Pablo Infernal”, të drejtuar nga studenti 20 vjeçar, Altin Asllani, në programin hyrës të koncertit të madh Open-Air të AC/DC.

Koncerti është mbajtur në Spielberg të Austrisë, në Red Bull Ring (formula 1) dhe është vizituar nga më shumë se 100 mijë adhurues të muzikës rok.

E kush nuk do ta dëshironte të shihte veten në një skenë të tillë?/Albinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button