Blendi Fevziu në botën e çudirave

Edhe Blendi u gjet në botën tonë të çudirave. Madje shumë më e çuditshme se çuditë e tyre. Kreu i BDI-së fuqishëm vazhdon ta mbrojë një liliput politik që nuk paraqet asnjëfarë force. Por, ja që të dyja partitë shqiptare me shpirt e mbrojnë njeriun që çdo shanseje të mirë i qaset me qëllim të keq. Është ai që pagoi qinda miliona para tonat në llogarinë e mediumeve putiniste, për të justifikua totalitarizmin, për të privatizua shtetin dhe për të shembur euroatlantizmin. Tani edhe shejtani nga shpirti zgërdhihet kur dikush nga partnerët qeveritar përmend integrimet. Megjithate, këto parti me plotë mazohizëm vazhdojnë ta mbrojnë njeriun që publikisht pat deklaruar se aspak nuk i ri në zemër Marrëveshja e Ohërit. E të cilën në fakt e ka shndërrua në toalet letër siç e ka zakon.

Ti zbërthejmë disa nga tezat e kreut të BDI-së! E para është shumica elektorale e fituar. Por, ishin këto vota të realta nga rezultatet apo nga mashtrimi i votuesve dhe nga inati i imponuar si rezultat i marrëveshjes së padukshme në mes VMRO-së dhe BDI-së për sulmim reciprok?! Madje edhe sikur të ishin të merituara, premtimet ishin – kandidati konsensual që pati për qëllim të siguroj fitoren Ivanovit. Premtimin se njërin nga tri funksionet kyq në shtet do ta udhëheq nga Shqiptar – e mori era. Premtimin për ndryshimet kushtetuese ku do të përcaktohej zgjedhja e presidentit në parlament – e mori uji. Premtimin për NATO për gjashtë muaj – e mbuloi toka. Kurse premtimeve për avansimin e gjuhës – iu pre gjuha! Pra, pamë kolekcion të madhë thikash pas shpine elektoratit, aq më shumë kur u bë publike se BDI është e gatshme t’i përkrah ndryshimet kushtetuese për larjen e parave dhe për luanin si stemë!!!

Teza e dytë ishtë barazimi i Gruevskin me Zaevin. Se që të janë të njëjtë. Kjo është njësoj si të barazosh Hitlerin me Merkelin; Stalinin me Gorbaçovin apo Klintonin me Putinin. Gruevski si opozitë koalicionin e atëhershëm e emëronte si “koalicion komunist – ballist”, kurse Zaevi që si opozitë ka guxim të fotografohet me flamurin shqiptar! Si mund të bëhet barazimi i atyre që dëshirojnë zhdukjen e “shiptarite’’ brenda një ore, me personin që publikon këte tmerr, duke e cilësuar të njëjtën si mjerim?! A mund të krahasohet ai që në çdo hap ju tall, ju nënçmon, ju urren dhe poshtron, me ate që me gjithë zemër u respekton. A krahasohet ai që haptazi preferon Putinin dhe Rusinë me atë që preferon Vashingtonin?! A mund të krahasohen ata që montuan dhe dogjën Kumanovën me ate që personalisht pat ngushlluar njerëzit atje që ditën e parë. Dikush mendon se akoma rreth vetes ka popullatë që di shumë të dëgjojë, por asgjë s’mund të shikojë ?! Nëse këtu nuk shofin dallim, atëherë ata kanë problem me vlerat elementare njerëzore e kombëtare. Atëherë na jep të dyshojmë në sinqeritetin e tyre se janë pro-perëndimor. Si duket e gjithë kjo retorikë boshe rrjedhë nga një ndërgjegje e blerë në treg të zi. E tani sikur shqetësohen, pasi askush nuk i bënë për hesap pos atyre që kanë ndonjë hesap.

Analisti i shquar Mero Baze do të thotë “Politikanët shqiptare në Maqedoni, iu shmangën pjesëmarrjes në protestën e madhe të opozitës, duke iu shmangur kështu dhe objektivit kryesor të asaj proteste, që është rrëzimi i kryeministrit Nikolla Gruevski. Arsyetimet formale të Ahmetit, Thaçit dhe të tjerëve, janë se ky është një problem i maqedonasve dhe më tej bëjnë analogjinë nacionaliste se të gjithë Maqedonasit janë njësoj të këqinj për Shqiptarët. Këtë e thonë disa njerëz, të cilët kanë vite që janë vënë në radhë para derës së Gruevskit për të kuptuar kë do më shumë ai dhe që pas përgjimeve, del që kanë bërë dhe betime të tjera më rrënqethëse. Mbi të gjitha, këtë e bëjnë disa politikanë, që sa herë vendi i ka dashur të jenë patriotë, ata kanë qenë kolaboracionistë me qeverinë maqedonase dhe tani që po u kërkohet të jenë bashkëpunues me opozitën maqedonase, po shtiren si nacionalistë.”

Teza e tretë është refreni 14 vjeçar – NATO dhe Bashkimi Evropian. Gjithkush që ka dy ditë shkollë e ka të qartë se qeveria e Gruevskit ku participojnë edhe partitë shqiptare, qëllimisht pat provokuar Grekët që të minojë procesin euroatllantik. Pasi vetëm të qenit jashtë Brukselit mund të funksionoj krimi i organizuar pa pengesë. Fakt është se po të mos minohej dinamika euroatllantike e Buçkovskit, Maqedonia do të ishtë në NATO që në vitin 2008, kurse në UE që në vitin 2011. Atëherë papunsia e tanishme në vend do të ishtë nën 10 për qind, kurse rroga mesatare rreth 700 eura. Tani gjendja është tejet brengosëse. Për 14 vite sa BDI dhe PDSH janë në pushtet, popullatën e kanë varfërua gjer në nivele rekorde botërore. Janë shpërngulur rreth 140 mijë Shqiptarë. Klasat kanë mbetur të zbrasta. Arsimi, kultura dhe arti janë në degjenerim. Kundërvlerat janë shndërruar në vlera. Piramida natyrore është këthyer mbrapsht. Secili banor është grabitur për afro 2.500 evra, kurse plus për 1.500 evra është future në borxh. Kurse dikush akoma fluturon në mjegulla! Apo ndoshta ndërgjegjen e bardhë është këmbyer me para të zeza ?! Popullin e kishin vënë në gjumë të gjatë duke i treguar përralla që ta haroj urine. Por, ja që tani ai zgjohet tejet i nervozuar!

Teza e katërt është – zhvillimi e përparimi të cilët vetëm pushtetarët e shofin. Të gjithë tjerët s’kanë sy apo ndjenja që ta shiojojnë këte zhvillim. Por, e vërteta është se mu këtu kemi diskriminim me përmasa katastrofale. Vetëm te lobimet qeveritare të investimeve të huaja- kemi çudi. Të gjitha në këta nëntë vite janë realizuar vetëm në pjesën lindore të shtetit. Më të njohura janë – “Jonson Controls” (investim shtesë), “Johnson Meti” (investim shtesë), “Technnohaze Kemet Electronics” , “Cromberg & Shubert” , “Prota” , “Drekselmaer” , “Kofikab” , “Grishko” , “ODW Electrik”, “Vindor”, “Markart”, “Van Holl”, “Amfenol”, “Veibo Gropu” etj. Vlera e tyre arrinë në rreth 1.7 miliar evro ku janë punësuar mbi 40 mijë punëtor. Kurse në Maqedoninë perëndimore kemi një investim me emrin “ZERO”. Pra, rrnoftëe qoftë Gruevski! Kurse disa që mendonin se do të hyjnë në histori, si duket atje edhe do të përfundojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button