Kosova njihet edhe nga Antigua dhe Barbuda

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka zyrtarizuar njohjen nga shteti Antigua dhe Barbuda.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar për këtë njohje duke e konsideruar si të rëndësishme.

“Lajm i shkëlqyer! Sapo morra njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button