VV: Kërkesat e familjarëve të drejta

Vetëvendosje vlerësoi të mërkurën se pas aksionit të Qeverisë së Gruevskit mbi shqiptarët në Lagjen e Trimave të Kumanovës, ku mbetën shumë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, dhe shumë shtëpi të rrënuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret as për identifikimin dhe kthimin e trupave të të vrarëve, e as për ndaljen e torturave ndaj të burgosurve.
Vetëvendosje thekson se tashmë është e qartë se të burgosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po kalojnë nëpër tortura çnjerëzore nga regjimi i Gruevskit, ndërkaq as në këtë gjendje atyre nuk iu mundësohet mjekimi.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se kërkesat e familjarëve të të burgosurve janë të drejta dhe legjitime. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të reagojë përballë Qeverisë së Gruevskit, duke kërkuar llogari për gjithë atë që ndodhi në Kumanovë; identifikim dhe konfirmim zyrtar për secilin nga të vrarët; si dhe të kërkojë që menjëherë të ndalen torturat ndaj të burgosurve”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button