Washington Post: Islami feja e dytë më e populluar në SHBA

Sipas të dhënave nga viti 2010, Islami është feja më e populluar nga të gjitha fetë jo krishtere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në bazë të dhënave të fituara pas kryerjes së “Regjistrimit fetar: Regjistrimit të bashkësive fetare dhe studimit për anëtarësim” e cila kryhet çdo dhjetë vjet, Islami është feja më e populluar nga të gjitha fetë jo krishtere në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Islami është feja më e populluar jo krishtere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 20 shtete të SHBA-ve, kryesisht në Jug dhe Perëndim, muslimanët përbëjnë shumicën e numrit të përgjithshëm të popullsisë jo krishtere. Në Perëndim të SHBA-ve, në 15 shtete, shumicë janë budistët, ndërsa në Verilindje çifutët”, shkruan Washington Post.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuptimin fetar janë jashtëzakonisht të ndryshme, çka do të thotë se komunitet fetare janë shumë të përziera, sidomos në perëndim të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button