Recension: Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme e kryeminisht Gruevski

 

Artikulli me titull krekosës: “Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme e kryeminisht Gruevski”, ku në mënyrë aq të theksuar lavdërohet kryeministri maqedonas, sa që krijon ndjenjë të pakëndshme për shkak të turpit të huaj, është shembull për atë se si nuk duhet të duket një teskt gazetaresk. Lirisht mund të thuhet se ky material i përgatitur në formë komentuese, i cili fshehet pas ekspertëve virtualë dhe thjesht rrezaton me anshmëri, është jashtë realitetit.

Моќен и вешт политички потег на Груевск_ - http___press24.mk_mokjen-i-vesht-polLinku deri te artikulli origjinal: Veprim i fuqishëm dhe i shkathët i Gruevskit – pas dorëheqjeve iniciativë e fuqishme e kryeminisht Gruevski

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2015, 22:27

Data e recensionit: 13.05.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

TEKST APOLOGJETIK

Teksti është plasuar së shpejti pas lajmit për dorëheqjeve të ministreshës për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe ministrit për punë transport dhe lidhje, Mile Janakieski, dhe ka për qëllim ta amortizojë kumbimin nga goditja mbi shpatullat e kryeministrit. Dhe, përkundër asaj që në pjesën më të madhe të opinionit, tërheqja nga funksionet e tre bashkëpunëtorëve më të afërt të kryeministrit u përjetua si uvertyrë në “rënien e regjimit të Gruevskit”, artikulli krijon perceptim se, Gruevski, në fakt, ka poentuar me veprimin e këtillë të fuqishëm politik!

Vetë artikulli, është kontradiktor. Në fillim për dorëheqjet e dy ministrave dhe të shefit të DSK-së thotë se janë me “vetëiniciativë”, e menjëherë pas kësaj prapa paravanit “ekspertë të paemërtuar” konstaton se:

“… këto veprime politike janë specialitet i kryeministrit Gruevski dhe se do t’i mundësojnë kthim të situatës dhe iniciativë të re”

Poashtu, nga teksti nuk mund të kuptohet se çfarë hapi të ri do të bëjë kryeministri. Edhe pse një porosi e tillë dërgohet edhe me titullin apologjetik, i cili është aq lajkatar sa që duket i pahijshëm.

 

SERVILITETI

Edhe pjesa e dytë e artikullit vazhdon me tonin e njëjtë. Radhiten rеshtat ku lavdërohet “veprimi i vendosur i kryeministrit” dhe potencohet “përkrahja e madhe të cilën e ka te populli”. Në pako me lavdërtimet e këtilla, nxihen opozita dhe lideri i saj. Me këtë rast, autori i paemërtuar ia imponon publikut mendimin subjektiv se “udhëheqësia e opozitës” ka “sjellje të pahijshme”, sе është pjesë e “skenarit për diskreditimin dhe shkatërrimin e sistemit të sigurisë dhe të institucioneve me shumë montazhe dhe elemente të fabrikuara.”

Përndryshe, për atë se çfarë përmbajtje servile mediatike u është ofruar lexuesve, më së miri flasin komentet nën tekst.

Lajme të ngjashme

Back to top button