Vajgëll, Kukan dhe Hovit: Bisedat në Strasburg të sinqerta dhe duhet të vazhdojnë

Pas bisedave dhjetëorëshe midis Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit në Strasburg, tre deputetë ndërmjetës të Parlamentit Evropian (PE) – Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit, dërguan kumtesë të shkurtër në të cilën përshëdnetet, siç theksohet, diskutimi i sinqertë i cili është udhëhequr gjatë natës së kaluar dhe shfaqet pritje se bisedat midis liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së do të vazhdojnë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

“Në kontekst të bisedimeve të cilat zhvillohen, kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i partisë kryesore opozitare Zoran Zaev janë takuar me Ivo Vajgëll, Eduard Kukanin, Riçard Hovitin dhe komisarin Johanes Han në Strasburg më 19-20 maj 2015. Deputetët dhe komisari Han i përshëndesin angazhimet e liderëve të partive për të punuar në arritjen e marrëveshjes në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të zgjidhen sfidat të cilat dalin nga kriza në pajtim me standardet evropiane. Partitë e konfirmuan përcaktimin e tyre për integrimin në BE dhe parimet demokratike dhe u pajtuan se në vend të parë duhet t’i vedosin interesat e vendit. Deputetët dhe komisari Han e përshëndetën diskutimin e sinqertë rreth temave kyçe të mosjpajtimeve. Të gjitha palët u pajtuan se është e rëndësishme që takimet të vazhdojnë”, theksohet në kumtesën e përbashkët të tre deputetëve dhe eurokomisarit Han.

Lajme të ngjashme

Back to top button