13 aksidente brenda 24 orëve në Shkup

Policia rrugore në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë të gjithsej 13 aksidenteve, prej të cilave pesë janë me pasojë dëme materiale, ndërsa pesë janë me pasojë lëndime trupore, prej të cilave lëndime trupore kanë marrë dy drejtues të automjeteve motorike, pesë bashkudhëtarë, një këmbësor, një çiklist dhe një drejtues i një mopedi.

Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore, në të cilat më rëndë janë lënduar dy këmbësorë dhe një motoçiklist.

Policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar edhe 14 drejtues të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 15 nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë përdorur telefon celular gjatë drejtimit të automjeteve, më pas 6 këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar në vendkalime për këmbësorë ose të cilët kanë kaluar në semafor të kuq.

Me ndihmën e karrotrecit janë mënjanuar 52 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot janë paralajmëruar kontrolle të përforcuara për shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve dhe masave ndaj drejtuesve të cilët nuk i respektojnë kufizimet dhe ata të cilët i drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Lajme të ngjashme

Back to top button