LG prezanton G4 Stylus dhe G4c

LG nuk ndalet, këtë herë ajo duket se do të sjellë në treg dy telefona të rinj inteligjentë G4, G4 Stylus dhe G4c.

Këto janë modele të cilët kanë parametra më të vegjël se LG G4. Sipas informacioneve LG G4c ka ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, operon me sistemin Android Lollipop dhe fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz.

Ndërsa LG G4 Stylus telefoni me ekran 5.7 inç me rezolucion 720 pikselë, një stilolaps Rubberdium Stylus, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 3000 mAh.

Pritet që këto dy modele të hidhen në treg në fund të muajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button