Djaloshi i rekordit në Microsoft

Djaloshi gjashtë vjeçar nga Britania e Madhe, Muhamed Humze Shahzad  është njëri nga njerëzit më të ri në botë i cili e ka kaluar provimin e kompanisë “Microsoft” dhe ka marrë certifikatën e “Microsoft Office Specialist” (MOS).

Prindërit e tij u shprehën se gjithnjë e kanë nxitur djalin e tyre që ta shfrytëzojë teknologjinë, madje telefonin e parë të mençur e ka fituar para dy vitesh, kur ai ishte vetëm 4 vjeç.

Gjashtë muaj më vonë ai ka marrë llaptopin e parë dhe prindërit e tij(babai është konsulent i IT) e kanë trimëruar që për teknologjinë të mësojë edhe më tutje.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. a mund ta kallxoni linkin per te ki provimi i microsoftit se ene une du ta provoj!

Back to top button