Kriza në Maqedoni zgjidhet vetëm nga perëndimi dhe jo prej brenda

Duke pasur parasyshë tensionet e vazhdueshme politike në vend, që nga viti 2006 kur edhe në pushtet erdhi partia VMRO DPMNE, për çudi  Maqedonia gjtihnjë është në kërkim të izolimit të  brendshë dhe veprimit vetanak. Perspektiva dhe prioritetet Euro-Atlantike të vendit kanë ngelur vetëm në letër, ndërsa veprimet e qeverisjes tregojnë të kundërtën.

Për çudi, sa më të brishta janë relacionet midis Rusisë dhe perëndimti, aq më tepër kursi i kësaj qeveria anon në drejtim të Moskës. Pse ngjan kjo?! Qeveria autorkate në Shkup e kryeministrit Nikolla Gruevski, dëshiron të sundoj e paprekur nga perëndimi, pasi agjenda e saj është të shkel mbi parimet dhe vlerat demokratike që janë boshti kurrizor i shteteve perëndimore, duke përmendur këtu demokracinë funksionale, frymim të lirë të institucioneve, funksionim të pavarur të gjykatave, mediave, mardhënie të  relaksuara ndëretnike, et. Etj. Këto vlera janë pjesë e BE-së por mbi të gjitha janë  të  paprekura në  shtetet e kontinentit të vjetër të Europës dhe SHBA-të.

Qeveria autokrate e Gruevskit, në mënyrë perfide sundon, kryesisht nëpërmes shtypjes dhe frikës ndëretnike, dhe kjo e dëshmuar me incidente të shumta gjatë gjithë këtyre viteve, e që kulmoi me konfliktin e armatosur në Kumanovë së fundmi. Kursi i qeverisë  Gruevski drejt Moskës, i ka krijuar një liri dhe pavarësi veprimi qeverisjes autokrate në Shkup, duke përfituar nga skepticizmi i BE-së, që sipas këtyre të fundit  “nëse qortohet qeveri e Shkupit, atëherë një veprim i tillë mundet ta largojë këtë vend edhe më tepër drejt lindjes”.

BE-ja njihet për mungesë të konsensusit në vendim-marrje, dhe kjo nga numri i madh i shteteve që janë pjesë e BE-së, dhe në disa raste shtetet e ndryshme brenda BE-së kanë interesa të apo prioritete tjera më të mëdha, se sa të merren me një shtet të vogël sic është Maqedonia. Një  gjendje e tillë  krijon shpesh një reagim shumë të ngathët të BE-së lidhur me zhvillimet në Maqedoni, cfardo qofshin ato. Për një qeveri autokrate siç është kjo në Shkup, nuk mjafton një Raport Progresi vjetor i BE-së, i cili i jepet Maeqedonisë një herë në vit,  me disa vërejtje sipërfaqësore, që  adresojnë  cështje të  tilla që  kanë  të  bë jnë  me drejtësinë dhe sistemin gjyqësor, cështjet ndëretnike, lirinë e mediave, korrupsionin, zgjedhjet e lira, funksionimin e tregut të lirë, e shumë cështje të kësaj natyre, por që njuk trajtohen me themel si kërkesa të patjetërsueshme për anëtarësim. Në asnjë moment, BE-ja nuk e rrezikoi Maqedoninë për t’ia marrë “Statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE”, edhe pse kishte shumë argumente për një veprim të tillë përgjat gjithë këtyre viteve.

Nga një veprim i ngathët i BE-së, ka përfituar maksimalisht qeveria në Shkup me në krye Gruevskin, duke vepruar në mënyrë vetanake, të izoluar dhe pa pasur idëne e përgjegjësisë ndaj Bashkimit Europian, ku të  paktë edhe pse në  letër, një ditë pretendon të anëtarësohet Maqedonia në BE.

Ngjarjet e fundit në Kumanovë, sikur kanë alarmuar më tepër SHBA-të, se sa BE-në. Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Jess Baily, duket se mori rrolin udhëheqës në qetësimin e situatës në vend, dhe si rezultat i veprimit të tij, thuhet se rezultuan edhe dorëheqiet e para të dy ministrave nga qeveria Gruevski. Megjithatë, duke qenë Maqedoni pjesë e Europës të paktën gjeografikisht, situata alarmoi koncelaritë ndërkombëtare, dhe si rezultat inicioi një reagim më aktiv edhe të BE-së.

Richard Howitt, i deleguari i Parlamentit Europian, qëndroi më 17 dhe 18 Maj 2015, për të vëzhguar mitingjet e dy blloqeve politike dhe për të raportuar mbi këto zhvillime në BE. Howitt, pa nga afër protestën e organizuar nga opozita më 17 Maj, e cila demonstroi frymën e lirë të qytetarëve për të qenë pjesë e vlerave perëndimore. Aty midis tjerash, u këndua dhe u fol shqip përskaj maqedonishtes, u valvit flamuri shqiptar përskaj atij maqedon, u dhanë mesazhe për shtet multietnik, multireligjioz, dhe u krijua një përshtypje për sinergji të brendshme mbi konceptin se shteti i takon qytetarëve dhe jo ndonjë oligarkie politike.

Çudia për të gjithë, por në vecanti për perëndimin, ishte mitingu i partisë në pushtet VMRO DPMNE më  18 Maj. Flamujt serb dhe rus, valviteshin në mitingun e partisë në pushtet, e cila nuk dha asnjë mesazh të qytetëruar, por përkundrazi, propagandë politike me mesazhin e zakontë se vendi është në rrezik, dhe “ne jemi mbrojtësit” e të tjerët “tradhëtarët”.

Po një miting i tillë i prtisë në pushtet, për këu organizua? Cudia edhe më e madhe ishte se si ka mundësi partia në pushtet të organizojë miting se shteti është i rrezikuar prej opozitës (apo prej brenda), kur partia që akuzon e kontrollin shtetin. Paksa paradoksale tingëllon një gjë e tillë!.

Megjithatë, BE me politikën e saj të pasigurtë se si të veprohet ndaj Maqedonisë, ka vënë në sprovë liderët politik fillimisht të gjejnë zgjidhje vetë, ndërsa ajo vetëm të vendos vulën. Një gjë e tillë, pra liderët këtu asnjëherë nuk munden të arrijnë marrëveshje pa ndërmjetësim të jashtëm.  Megjithatë, rroli ndërmjetësues i Europës, duhet të jetë më i mprehtë dhe më i vendosur. Takimet e liderëve në Shkup, javëve të fundit rezultuan pa sukses, pasi qasja autokrate e Gruevskit, dhe pozita inferiore e liderëve shqiptar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci në këto takime, nuk krijuan një palë të fuqishme në krah të opozitës që udhëhiqet nga Zoran Zaev, për marrëveshje për qeveri teknike dhe kalimtare deri në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në vend. Sikur edhe qindra takime tjera të ndodhin në Shkup, nuk do të rezultojnë të suksesshme.

Zgjidhja e situatës megjithatë  do të  ngelet në  Bruksel dhe jo në  Shkup, përkundër fragjilitetit të  BE-së  që po tregon në  rastin e Maqedonisë, por edhe në raste tjera të Ballkanit më herët. BE-ja, duhet të marrë rrolin që i takon, dhe në mënyrë të qartë dhe të prerë duhet detyruar kryeministrin autokrat Gruevski, të dorëhiqet nga qeveria, për ta shpëtuar Maqedoninë nga rreziku i përshkallëzimit politik dhe etnik.

Zgjidhja pra është një, edhe ajo duhet të vijë nga jashtë! Kjo nuk është normë e shteteve demokratike, por në Maqedoni për momentin ka qeveri autokrate e cila përvec zgjidhjes së imponuar, nuk gjen tjetër rrugë kompromisi.

Lajme të ngjashme

Back to top button