“Kumanova”, Mustafa: Apel për të mos ndërhyrë në punën e organeve të drejtësisë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka siguruar se po që se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të dispononte informata rreth grupit të armatosur që luftoi në Kumanovë, “jo vetëm që me urgjencë do të kërkonte nga institucionet e sigurisë për të ndërmarrë të gjitha veprimet parandaluese, por një gjë e tillë do ta kërkonte edhe nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë”.

Në një komunikatë lëshuar për media nga kjo zyrë, po ashtu theksohet shqetësimi i kryeministrit lidhur me, siç thuhet në komunikatë, “tendencat për manipulimin e opinionit se gjoja Kryeministri ka pasur informata nga AKI lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Kumanovë”, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës bënë thirrje për një hetim të pavarur, objektiv dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe pasojave të cilat kanë rezultuar me viktima në njerëz dhe dëme të shumta të pronave”, përfundon komunikata./Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button