Kohë paradoksesh

Jetojmë në një kohë ku në emër të moralit flasin të pamoralshmit;

Ku të pa punët e të varfëritë mbushin kafiterit;

Ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë;

Ku kemi shumë Universitete e shumë pak dije;

Ku politikanet e korruptuar flasin kundër korrupsionit;

Ku shteti në vend se ta lufton korrupsionin e mbron atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;

Ku lulëzon kleptokracia ashtu siç lulëzojnë lulet në pranverë;

Ku politikanet pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e zorit;

Ku bëhesh kryetar komune, por nuk di të shkruash asnjë fjalim;

Ku kryetarët e komunave në vend që të jenë shembull, ata vjedhin fjalimet e njëri tjetrit;

Ku bëhesh akademik dhe i djeshëm, duke vjedhur në wikipedia e në google;

Ku plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike;

Ku gjyqtarët në vend se të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ata janë të pavarur nga ligji;

Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit;

Ku mediet në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediet;

Ku në vend se politikanet të varen nga mediet dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanet dhe punojnë nën presionin e tyre;

Ku pagat mujore të deputeteve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;

Ku për tu punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike;

Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;

Ku në ditën ndërkombëtare të punës punëtoret nuk protestojnë, por festojnë;

Ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet;

Ku priftërinjtë serb paguhen nga shteti, kurse hoxhallarët arrestohen;

Ku nuk flasim me fjalë, por me gishta;

Ku për kapjen e shtetit flasin vet kapësit e shtetit;

Ku protestuesit i japin ultimatum policisë, në vend se policia tu jap ultimatum protestuesve;

Ku kemi shumë spitale ama shume pak shëndet;

Ku pasuria po shtohet, eh varfëria po rritet;

Ku nuk pranojmë kritika, por veç rrafsh duam që të na bëjnë;

Ku më shumë kemi shoqëri virtuale se sa shoqëri reale;

Ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen;

Ku cilivizimi matet me lakuriqësi;

Ku shkollat janë shndërruar në vendtakime për dashuri;

Ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja ama të gjithë vrapojnë pas parasë;

Ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në deficit, ndërsa hipokrizia ka arrit kulmin.

Lajme të ngjashme

Back to top button