Marsida Bandilli: të rinjtë duhet të zgjojnë liderin që ju flen në vete! (Intervistë)

Marsida është ambasador i të rinjve që i tregon Evropës se shqiptarët kur e marrin rrugën e arsimit ska kush i ndal. Marsida me #VIZIONE e ndanë suksesin dhe sfidat. Rruga e sajë sapo ka filluar dhe #VIZIONE do të jetë krenar kur do të shohim Marsidën në majat e diplomacisë. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe tjerët! 

Marsida, ju punoni dhe keni punuar në shumë vende. Si arrini të kujdeseni për të gjithë vendet e punëve?

M.Bandilli: Aktualisht unë jam kandidate doktorature për Shkencat Politike në Universitetin e Antwerpit, në pjesën Flamande të Belgjikës. Krahas karrierës akademike që po ndjek, jam edhe nje aktiviste rinore, duke u përpjekur të shërbej si burim frymëzimi për shumë të rinj– përmes fjalimeve dhe aktivizimit tim inspirues. Shpesh njerëzit më cilësojnë edhe si lideren të ardhshme të Europës, për arsye të angazhimit tim në nivelin Evropian. Është e vështirë të përmbledh me pak fjalë se në çfarë jam e angazhuar për momentin: sepse janë shumë. Gjithsesi si një nga arritjet e mia të fundit do të cilësoja çmimin Qytetarët Aktivë të Europës i cili më është akorduar vitin e shkuar nga Presidentja e Maltës, H. E. Marie Louise Coleiro Preca, për kontributin që kam dhënë në debatet e ndryshme mbi zhvillimet në Bashkimin Europian. Jam e angazhuar me shumë programe lidershipi, si dhe programe të tjera që adresojnë fuqizimin e të rinjve në nivelet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kryesore është të bësh gjerat që të bëjnë të lumtur, dhe unë tani jam në vendin e duhur: e kënaqur me çdo gjë që bëj.

Ju jeni kontakt personi për Youth in Action Programme nga Erasmus+. Cilat janë benefitet që të rinjtë fitojnë nga kjo programë?

M.Bandilli: Bashkimi Europian ka një tërësi programesh që i ofrojnë të rinjve mundësi të shumta për të studiuar, punuar apo për të zhvilluar internshipe në nivelin Europian. Angazhimi im si person kontakti për Erasmus + lidhet direkt me veprimtarinë time si aktiviste në nivelin Evropian. Ideja themelore është që të promovohen programet në Shqipëri, dhe mbi të gjitha të inkurajohen të gjithë të rinjtë që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga skemat e ndryshme tëbursave që ofrohen në nivel Europian. Në kuadër edhe të punës që kam zhvilluar në Universitetin e Tiranës, mund të konfirmoj se studentët shqiptarë kanë pasionin, idealizimin dhe dëshirën e mirë për të studiuar në universitetet më të mira perëndimore. Me kontributin e tyre, ata arrijnë të përfaqësojnë më të mirën e vendit, traditës dhe kulturës tonë.

Unë jam vetë një nga përfitueset e programit Erasmus, për kryerjen e studimeve të Doktoraturës në Belgjikë. Një nga mesazhet që e cilësoj shpesh edhe në fjalimet e mia të fundit është se të rinjtë kanë të gjithë potencialin e mundshëm për të sjellë ndryshimin që duhet në nivelet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Mënyra më e mirë për të inkurajuar aktivizmin qytetar tek të rinjtë është t’i kujtosh se: Ndonjëherë nuk duhet të presësh që të jesh lideri i vendit tënd apo edhe i Europës për të dhënë kontributin tënd në shoqëri. Të qenit i ri duhet parë si një avantazh për të bërë gjërat e duhura, për të ndjekur intuitën, dhe për të qenë aktiv. Jam gjithmonë përkrahëse e mendimit se të gjithë kanë lindur lider, por thjesht duhet të kenë kurajon dhe guximin që të zbulojnë cilësitë dhe potencialin brenda vetes.

Keni mbaruar Masterin për Teoritë në Politikë. Si e komentoni politikën shqiptare në rajonin e Ballkanit?

M.Bandilli: Është një nga pyetjet më të vështira për t’ju përgjigjur për shkak se Maqedonia është një nga shtetet me etni të përziera. Dhe aty ku etnia është e përzierë do ketë gjithmonë një prevalencë konflikti, dhe mosmarrëveshje.

Në tërësi e adhuroj Shqipërinë. Një shtet aq i vogël edhe i madh, një rast unik i rrethuar me qytete të tëra shqip-folëse në çdo cep të kufirit. Në fund fare jemi të bashkuar, sepse jemi unikë, kemi një gjuhë të artë, tradita dhe kulturë mbresëlënëse.

Flisni 4 gjuhë përveç gjuhës shqipe. Cilat janë sfidat dhe cilat janë dobitë?

M.Bandilli: Kjo është një pyetje shumë e bukur, por përgjigjia është pak e komplikuar. Ndonjëherë më pëlqen “të bëj një takim me veten”. Po po, të takoj veten time në momente të ndryshme në kohë. Për shkak të natyrës time intuitive dhe imagjinatës që më ka karakterizuar gjithmonë, ka shumë momente në kujtesën time. Në shumë situata të jetës time kam menduar: ky është një moment, është sikur koha të ketë ndalur – dhe unë do e mbaj mend këtë ndjesi edhe shumë vite më pas. Si do e shoh këtë moment në retrospektivë në të ardhmen? – kam ka qenë pyetja që ngacmonte imagjinatën time.

Sot, jam 27 vjeç dhe ndjej se kam bërë gjëra që asnjëherë nuk e mendoja se do i bëja. Jetoj në një ambient ndërkombëtar dhe ndjej se i përkas botës: gjuhëve, traditave dhe elementëve të ndryshëm kulturor. Përveç gjuhës shqipe që është gjuha ime amëtare, zotëroj  mjaft mirë anglishten, flas frengjisht në Bruksel, italisht mjaft rrjedhshëm, kuptoj spanjisht dhe zotëroj nivelin bazik të hollandishtes. Dhe në fakt të lidhësh mendimin me gjuhën e folur ndonjëherëështë e vështirë. Megjithatë Anglishtja është gjuha që përdor më shume krahas gjuhës shqipe dhe asaj italiane – për shkak të familjes dhe miqve të mi.

Jeni shpërblyer me çmimin “Golden Medal Award for excellent performance during the completition of Master Studies in Political Theory”. Si mund të arrijë këtë shkallë një i ri që vijon studimet master?

M.Bandilli: Kam pasur krenarinë dhe privilegjin të studioj dhe të punoj në Universitetin e Tiranës, në Shqipëri. Në formimin tim arsimor, kam zgjedhur drejtimin e Shkencave Politike – pasi gjithmonë më ka pëlqyer stili i lidershipit, analiza e fjalimeve publike të politikanëve, por edhe prapaskena e politikës. Kam përfunduar Masterin Shkencor në Teoritë Politike në vitin 2011, ku për shkak të performancës time të shkëlqyer dhe rezultateve maksimale që kam arritur në çdo lëndë kam marrë Medaljen e Artëtë akorduar nga Universiteti i Tiranës.

Megjithatë, unë i kam kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të të mësuarit, më tepër sesa rezultatit final. E gjitha kjo ndërthuret edhe me natyrën time kurioze: jo gjithmonë lexoja leksionet e pedagogëve, por më tërhiqte më shumë të shfletoja kopjet origjinale të librave në anglisht ose frengjisht. Më tërheq jashtëzakonisht të lexoj dhe tëpër humbem në idetë dhe refleksionet origjinale të shkrimtarëve të ndryshëm: në fushën akademike dhe letrare. Për shkak të tipareve të mia të personalitetit dhe kuriozitetit që më karakterizon – jam gjithmonë në kërkim të së bukurës, dijes së re, inovacionit, informacionit – dhe gjithçkaje që ndodh në univers. 

Çfarë gjërash keni mësuar në jetë për këto vite?

M.Bandilli: E para gjë që kam mësuar është se jeta duhet thjesht jetuar dhe shijuar. Kam mësuar të vlerësoj më shumë momentin dhe të shijoj çdo gjë që bëj; të qesh me çdo sukses dhe arritje; të qesh kur jam mirë por edhe kur jam sëmurë. Më e rëndësishmja është që e marr çdo gjë me pozitivitet: çfarëdolloj gjëje që ndodh me mua ose rreth meje, mendoj se sërish jam mirë.

Jeta në fund të fundit është kohë, dhe unë jam e lumtur që kam shumë kohë përpara për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur, për të provuar, dhe për të mësuar nga çdo eksperiencë. Kam mësuar se duhet të gjesh guximin dhe vullnetin për të marrë hapa të ‘mëdhenj’ ose të ‘vegjël’, për të ndryshuar atë që dëshiron të ndryshosh.

Prandaj e vlerësoj jashtëzakonisht momentin, sepse mendoj se e vetmja gjë qëështë e pakrahasueshme është eksperienca. Çdo njeri është unik, dhe mënyra sesi jetojmë, njerëzit që takojmë dhe gjërat që bëjmë janë shumë të personalizuara. Dhe ndoshta e vetmja gjë që nuk krahasojmë me njeri-tjetrin është eksperienca e të jetuarit. Jam veçanërisht e lumtur që deri tani kam grumbulluar momente, që kam bërë shumë njerëz të qeshin (dhe shpresoj jo të qajnë), e të transmetojnjë aureolëenergjie dhe pozitiviteti. E megjithatë nuk po i ndaj të gjitha sekretet… për të lënë pak mister…

Si i hapni perspektivat për jetën?

M.Bandilli: Unë thjesht po jetoj, sipas mënyrës time… I dedikohem me shumë dëshirë dhe pasion studimeve dhe angazhimeve të tjera. Më pëlqen ta sfidoj veten shpesh; dhe të provoj se mund t’ja dal. Mendoj se çdo derëështë e hapur në jetë; duhet thjesht guximi i duhur për të hyrë brenda – e ndonjëherë kur nuk ndjehesh mirë me atë që ndodhet aty – duhet gjetur guximi i duhur brenda vetes për ta mbyllur atë derë, e për të vazhduar më tutje.

Por guximi, është një vlerë e çmuar që mësohet në jetë…

Cili është sekreti juaj i suksesit?
M.Bandilli: Besoj se nuk ka ndonjë sekret për suksesin. Çdokush mund të jetë i suksesshëm dhe i arrirë në atë që bën, mjafton vetëm shumë pak: pasion dhe dedikim. Unë jam e dashuruar pas çdo gjëje që bëj; konferenca e radhës, libri tjetër, artikulli që jam duke punuar, fjalimi që do mbaj, planifikimi i pushimeve, intervista në radio apo televizion. Thjesht e dashuroj atë që bëj dhe prandaj jam e suksesshme në karrierën time.

Krahas kësaj disiplina të ndihmon shumë të arrish aty ku je. Më pëlqen ta organizoj ditën, javën dhe muajt në vijim. Në axhendën time janë shënuar disa aktivitete ku do marr pjesë në vitin 2016 – për shembull. Gjatë kohës që jam në zyrë i dedikohem plotësisht punës, dhe kur jam në udhëtim ose për pushime – vlerësoj kohën me njerëzit e dashur.

E megjithatë këshilla më e mirë që mund të jap është: “Njih vetveten” – thotë Sokrati. Të njohësh pasionet, dëshirat, ëndërrat, frikërat e tua është gjëja më e mirë që çdokush duhet të bëjë. Kjo gjë të ndihmon tënjohësh limitet e tua, e t’i kapërcesh ato – aty ku mundesh.

A mendoni se prindërit kanë patur ndikim në karrierën tuaj? A duhet të rinjtë të konsultohen me prindërit për hapat në karrierë?

M.Bandilli: Familja është gjëja më e çmuar që kam në këtë jetë. Kam patur fatin të rritem dhe edukohem nga dy prindër të mrekullueshëm. Veçanërisht mamaja ime është burimi im i frymëzimit. Ajo ështënjë nga njerëzit që ka ndikuar më shumë nëformimin e personalitetit tim. Me dashurinë, mirësinë, buzëqeshjen dhe dedikimin e saj – nuk ka thënë asnjëhërë u lodha, ose nuk mundem. E dua jashtëzakonisht shumë dhe falenderoj Zotin që më ka bekuar me një grua të veçantë, në jetën time.Njëkohësisht edhe motra dhe vëllai im janë pjesë e pandarë e zemrës time.Jam shumë krenare që çdo arritje t’ja dedikoj familjes time.

Mendoj se të rinjtë duhet patjetër së pari t’i vlerësojnë dhe respektojnë prindërit e tyre, e të konsultohen me ta për çfarëdolloj vendimi që marrin. Edhe pse jetoj në Belgjikë, dhe udhëtoj shumë – nga përvoja ime them se – familja është i vetmi trung ku mund të mbështetesh gjithmonë.

Nëse do të mund t’i jepnit vetes suaj në moshë më të re ndonjë këshillë, cila do ishte ajo? Cila është këshilla që i jepni të rinjëve?

M.Bandilli: Të gjithë të rinjve do i them të ruajnë kuriozitetin në mendjen e tyre, dhe të ruajnë rininë në zemrën e tyre. Të vazhdojnë të mbeten të rinj, iluzionarë, idealistë, kërkues dhe të kenë vullnetin e mirë për të bërë gjëra të bukura në jetë. Të njëjtën këshillë në fakt i kam dhënë vetes time gjatë rrugëtimit deri në këtë pikë…

A janë startup-et zgjidhje për të zbutur pa punësinë e të rinjëve?

M.Bandilli: Pa dyshim që aftësitë sipërmarrëse janëgjithmonënjëincentivë për zhvillimin e ekonomisë të një vendi. Aty ku fokusohet më tepër edhe puna ime është inkurajimi i të rinjve për tëkrijuar biznesin e tyre, për të hapur organizatën apo qendrën rinore. Jeta shpërblen guximtarët, dhe të rinjtë duhet të kuptojnë se janë në momentin e duhur në jetën e tyre për të mësuar dhe gabuar.

Një kolonë autorësh promovojnëaktualisht ‘the culture of failure’ e quajnë në anglisht, e që në shqip do të ishte kultura e dështimit. Unë do inkurajoja çdo të ri, sidomos në trevat shqip-folëse tëtentojë për të bërë diçka ndryshe, duke e bërë zërin e tyre që të dëgjohet.

Cili është libri dhe filmi juaj i preferuar?

M.Bandilli: Më pëlqeu shumë filmi “A theory of Everything” – Teoria e Gjithçkaje, një rrëfim autobiografik i jetës së shkencëtarit Stephen Hawking, për shkak të rëndësisëse veçantë që i kushtohet momenteve dhe kohës; që janë thelbi i jetës.

Libra të preferuar kam shumë, por do veçoja: “100 vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquez, sepse më kujton kur isha 17 vjeç, pasionin me të cilin ‘përpija’ çdo faqe libri, ashtu me nxitim…

Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe Portalb.mk i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës, sipas marrëveshje së arritur mes palëve. Për më shumë intervista, ndjekni VIZIONE në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button