Bukuri e madhe e jona

Dëshira ime për me fluturu nuk ka ikë ende,
Ajo sa vjen e kaltërsohet, i shtohet dashnia,
T’kam thanë se tan bukuritë kam me i ba për veti,
Ni bukuri prej tan atynve që ma kan ba zemrën t’dehun deri n’pafudësi,
Ajo bukuri je ti,
M’ka deh mirësia, shpirti i mirë, i pastërt si Ujvarat e Mirushës,
Guxim sa malet e Sharrit,
E fort si Dibra,
Trime si Çamëria,
E sinqertë e dashtun si Shkupi,
E dhënë pas ndryshimeve dhe revolucionit,
Ambicioze si Presheva jetime,
A t’kam thanë se si gurgullit uji ashtu edhe gjaku,
Ashtu edhe ti,
Me tan at gjak Arbneshi,
Bukuri ende vërej të hjekunat e Kosovës në sytë e tu,
A t’kam thanë se fytyrën çdo ditë do ta lexoj,
Aq këmbëngulse si Tirana e ndryshimeve,
Aq shumë beson në ëndërra sa s’ka njeri të ti lëkund,
Ti ende i mëson gjuhën shkaut e me të ndan edhe vendin,
Sepse urrejtja nuk ta ka kaplu zemrën,
Ti je dhe mbetesh dashnia ime, bukuria që rrallë herë në një qiell t’bekum shihet,
Jo ti nuk blihesh,
Ti mbetesh aroma e Shqiptarisë,
Zemra e bardhë,
Besa e dhënë kohë më parë,
Prej ditës kur frymë kemi marrë !

Poezi nga Shaha Hyseni

Lajme të ngjashme

Back to top button