Pa marrëveshje përfundoi edhe takimi i dytë i liderëve, Ahmeti dhe Thaçi nuk prononcohen

Përfundoi takimi i dytë mes liderëve të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së pa u arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Takimi i radhës i liderëve është caktuar për 26 maj, prej orës 13 e 30 minuta, në vendin e njëjtë gjegjësisht në Klubin e deputetëve.

Nesër liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, do të kenë takim në Strasburg, me propozimet euro- deputetëve për zgjidhjen e krizës.

Kryeministri Gruevski pas përfundimit të takimit nuk deshi të prononcohet, por tha se qëndrimet e partisë do t’i nxjerr në mitingun në Shkup.

Sipas Zaev nuk ka avancim në bisedimet dhe për këtë është caktuar takim i ri i liderëve.

“Nuk ka avancim në bisedat, ne kërkojmë barazi në negociata dhe qasje të ndershme. Qëndrimi jonë është i prerë, kërkojmë qeveri kalimtare që mund të jetë politike, teknike dhe administrative. Atë që kërkojmë është qasje e ndershme- tha Zaev pas takimit.

Nuk u prononcuan as liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ahmeti dhe Thaçi

Lajme të ngjashme

Back to top button