Paragjykimet e pamundësojnë zhvillimin e individit ne shoqëri

Individi, fjalë me disa shkronja por e cila ka kuptim më të madh dhe më të rëndësishëm që në fillimin e origjinës të kësaj bote deri në apokalipsin, fundin e botës së amshuar e cila ka kuptimin ashtu siç njeriu vendos ta kuptojë ashtu si që është, ashtu siç na urdhërojnë të tjerët, ashtu siç dëshirojmë të jetë në imagjinatën tonë apo ashtu siç është realiteti, të shohim atë në pikëpamjen e duhur dhe me sytë e kthjellur që ka shumë kohë të gjatë që perdet e mërzisë, trishtimit, hidhërimit, injorancës, na janë lëshuar në to.

Athua nuk po shohim asgjë? Vallë, kur do të zgjohemi nga ky ankth i cili gati secili njeri i dytë në këtë botë po e ngulfat, ankth i cili po shkakton të kaluarën dhe ardhmërinë e shumë personave në këtë botë të cilët janë munduar, mundohen dhe do të mundohen për një ardhmëri më të mirë, më të ndritshme, më të lirë dhe stabile.

Si ne mund ti arrijmë të gjitha këto kur ka shumë gjëra të cilat janë shumë të thjeshta por ndërlikojnë punët të cilat ne dëshirojmë, pretendojmë ti arrijmë për kohën e cila na është kufizuar vetëm që të kemi një siguri që e kemi afatin e caktuar. Mund shumë gjëra ti ndryshojmë sa i përket afatit të tyre, mirëpo jetën të cilën e jetojmë është shumë e shkurtër me afat që nuk e dimë, për atë duhet të jetojmë çdo sekondë sikur të jetë i fundit.

Çdo gjë paska kufirin e vet! Çfarë janë këto paragjykime që jepen për secilin person të dytë, duke mos e ditur as se kush është dhe për çka behet fjalë! Ka shumë gjëra që ne si studentë duhemi të kundërshtojmë për disa vendime që merren dhe të marrim një hap më te lartë për një ardhmëri të rehatshme. Unë jam ajo që e ngre zërin fort dhe them mjaft paragjykimeve të kota se askund nuk na fokusojnë për ardhmëri më të mirë dhe të sigurtë.

Shkruan- Busejra Daci Jëlldëz

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Të lumtë e nderuar a Busejra . Me të vërtetë në çdo lëmi ke sukses të veqantë. Shkrun i shum më pëlqeu ia din edhe rradhën edhe kohën kur dhe cfarë të publikosh. Vazhdo me shkrimet e tua të lumtë.

  2. Nje shkrim qe ze vend ne kendin studentor, NJE shkrim teper i sakt, me vjen mirë nese me pranon për shoqe ne fb. Pershendetje Respekt

  3. Busejra , e nderuar kemi respekt Per ty dhe vlersojme shkrimet tuaja. Deshirojme qe shum shpesh te lexojme keshtu qfar shkrimesh qe Kane hije te publikohen. UA zbardhe fytyren gjith studenteve.

  4. Te lumte Buci , Je e mrrekullueshme shpresojme qe nje dite do te shfaqesh me shum tema te rendesishme Je me e mira ??

Back to top button