Benzina lirohet 1,5 denarë, dizeli shtrenjtohet 0,5 denarë

Benzina prej mbrëmë në mesnatë është liruar për 1,5 denarë për litër ndërsa dizeli  shtrenjtohet për  0,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Benzina EUROSUPER BS-95 do të shitet për 70,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 72,50 denarë për litër.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 58.00 denarë për litër, ndërsa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 46,50 denarë për litër.

Për 0.75 denarë lirohet mazuti M-1 HC dhe do të shitet për 28.93 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Back to top button