Recension: Borisovi e këshillon Gruevskin që ta mposhtë opozitën sipas reçetës së tij

Edhe një këputje dhe “shpërlarje e informatës”. Borisovi, si e para, e porositi Gruevskin që të japë dorëheqje, e pastaj, në zgjedhje të reja dhe të drejta të kërkojë që populli t’ia kthejë besimin.

Ja linku deri te lajmi origjinal i botimit elektronik të medies bullgare – Борисов съветва премиера на Македония да даде оставка.

Në lajmin burimor, kryeministri bullgar e përkujton Gruevskin se ai ka vendosur të japë dorëheqje për shkak se çmimi që do të duhej ta paguante Bullgaria do të ishte shumë i madh, nëse ai nuk do ta bënte këtë.

05132015-Kurir-BorisovLinku deri te artikulli origjinal: Borisovi e këshillon Gruevskin që ta mposhtë opozitën sipas reçetës së tij

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2015, 15:34

Data e recensionit: 13.05.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Kjo nuk është përmendur në përmbajtjen mediatike që e recensojmë, e as pjesa e dytë, shumë e rëndësishme, e porosisë së Borisovit se Gruevski para zgjedhjeve të reja dhe të drejta do të duhet “ta rregullojë shtetin”.

Ja, këto de porosi thelbësore janë “prerë”, “shpërlarë” nga lajmi burimor,dhe në vend të tyre është “qepur” një e re, gjegjësisht statistikë që duhet të ilustrojë se sa bindshëm ka fituar Borisovi në zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së dhënë.

Marrë në përgjithësi, kjo është edhe një përpjekje për “modelim” të tekstit gazetaresk dhe në atë mënyrë fitohet një dimension i spinuar. Kjo nuk është mirë. Veçanërisht kur është shumë e qartë se sot është e pamundur të fshehet cila do qoftë informatë.

Titulli është huazuar nga seriali dokumentar televiziv në produksion të RTM-së me rastin e njëqindvjetorit të filmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button