Çdo ditë 60 kinezë pranojnë islamin

Në Kinë, ekonominë e dytë të botës, feja e cila rritet më shpejt është Islami.

Interesimi për Islamin në vendin më të populluar në botë çdo ditë po rritet. Në Kinë e cila ka një popullsi prej 1 miliard e 400 mijë, sipas të dhënave zyrtare, ekzistojnë 45 mijë xhami. Nga 56 grupe etnike të ndryshme, 14 prej tyre e përbëjnë muslimanët.

Përkundër bindjes që njihet tek ne, shumicën e popullatës muslimane në Kinë, nuk e përbëjnë ujgurët turq, uzbekët, dhe kazakët. 90% të popullatës muslimane në Kinë e përbëjnë Hui kinezët, një grup etnik me prejardhje kineze.

Në Kinë, ku 42% e banorëve nuk janë pjesëtarë të asnjë religjioni, sipas të dhënave që citon Ekuliber.com, feja e cila rritet më shpejt është Islami. Të dhënat zyrtare flasin se mesatarisht rreth 60 kinez e pranojnë islamin në ditë. Vitet e fundit besohet se numri i tyre ka lëvizur dukshëm nga 23 mijë madje deri në 100 mijë. 

Një dokumentar në gjuhën angleze tregon jetën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button