Prokuroria publike: Në Kumanovë humbën jetën 10 pjesëtarë të grupit të armatosur

Në aksionin policor uikendin e kaluar në Kumanovë janë vrarë dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë verifikimit në vendin e ngjarjes, siç citon Prokuroria janë gjetur dhjetë kufoma, për të cilat sipas autopsisë të bërë janë verifikuar se janë pjesë e grupit të armatosur.

Ministria e Punëve të Brendshme fillimisht dhe jozyrtarisht informoi se në aksionin policor kanë humbur jetën 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button