Egjipt, lirohen gratë e dënuara me burg për përkrahjen e Morsit

Një gjykatë në Egjipt ka urdhëruar lirimin e 21 femrave të burgosura për shkak të pjesëmarrjes në protestën në mbështejte të presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi. 

Burgosja e 14 grave dhe 7 vajzave në muajin tetor ka shkaktuar tmerr publik dhe dënim nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Të 14 gratë ishin dënuar me 11 vjet burg për pjesëmarrje në “protestën e dhunshme”. Por, gjykata në qytetin Aleksandria sot e ka reduktuar dënimin e tyre në një vjet burg me kusht. Dënimi i shtatë vajzave është reduktuar në tre muaj me kusht.

Avokati i femrave tha se ai do të ankohet kundër vendimeve të reja, duke pretenduar se ato janë të pafajshme lidhur me akuzat se ato e kanë “nxitur dhunën”.

Më se 1 mijë njerëz janë vrarë në Egjipt dhe mijëra të tjerë janë arrestuar ose burgosur, përfshirë edhe zotin Morsi, prej se ai u përmbys nga ushtria, në muajin korrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button