Shkupi kampion i Ligës së Dytë

Skuadra e Shkupit edhe pse ka pësuar disfatë nga Gostivari, është shpallur kampione një javë para se të përfundojë kampionati 2014/15 në Ligën e dytë. Në anën tjetër pozita e dytë ishte siguruar javën e kaluar nga Mlladosti, ndërsa e vetmja enigmë që do të zgjidhe në javën e fundit është lufta për vendin e tretë që e kërkojnë Gostivari dhe Makedonija Gj. P.

Gostivari si vendase shënoi fitore 2:1 kundër Shkupit, edhe pse në pjesën e parë mysafirët me golin e Miran Maksutit kishin epërsi, por në pjesën e dytë vendasit u rikthyen me golat e shënuar nga Ristevski dhe Tahiri.

Vëllazërimi nga Resnja kthehet me një pikë të vlefshme, duke luajtur 1:1 me anëtarin e ri në Ligën e Parë Mlladostin.

E në Kërçovë u përballen dy skuadrat të cilët në kampionatin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Tretë – Perëndim, Napredoku dhe Drita, ku fitues ishin bogovinasit me rezultat 2:3, me golat që i shënuan Florim Abazi, Valmir Jonuzi dhe Durim Saiti. / Portalb /

Rezultatet:

Gostivari – Shkupi 2:1
Mlladosti CD – Vëllazërimi 1:1
Makedonija Gj.P – Euromilk 2:0
Kozhufi – “Skopje” 1:1
Napredoku – Drita 2:3

Në javën e fundit takohen: Vëllazërimi – Napredoku, Drita – Kozhufi, “Skopje” – Makedonija, Gj.P, Euromilku – Gostivari dhe Shkupi – Mlladosti.

Lajme të ngjashme

Back to top button