Vardari kampion i ri i Maqedonisë

Maqedonia ka kampion të ri në futboll, e kjo është skuadra e Vardarit e cila me fitoren e thellë 4:1 ndaj Renovës, zyrtarisht një javë para përfundimit të kampionatit 2014/15 siguroi titullin e shumë pritur kampion i Maqedonisë në futboll.

Skuadra e Rabotniçkit që ishte kampion i vitit të kaluar, edhe përkundër fitores 2:1 në duelin me Shkëndijën, nuk arriti të mbrojë titullin, ndërsa Shkëndija mbetet në pozitën e tretë. Pikërisht këto tri skuadra, Vardari, Rabotniçki dhe Shkëndija do të përfaqësojnë vendin në kupat evropiane.

Me ndeshjet e së shtunës u bë e njohur se në ligën e dytë kalojnë Pelisteri dhe Teteksi, ndërsa Horizont Turnova do të jetë ekipi që do të kërkojë të mbetet në elitën e futbollit me ndeshjen e balotazhit. / Portalb /

Rezultatet e javës së 31-të (Play-off)

Vardari – Renova 4:1
Rabotniçki – Shkëndija 2:1
Metalurgu – Sileksi (të hënën në orën 16:30)

Tabela: 1) Vardari 68, 2) Rabotniçki 65, 3) Shkëndija 56, 4) Renova 47 , 5) Sileksi 37 (-1 lojë), 6) Metalurgu 33 (-1 lojë)

Play out

Teteksi – Bregallnica 0:4
Pelisteri – Horizont Turnova 0:2

Tabela: 7) Bregallnica 42, 8) H.Turnova 36, 9) Pelisteri 29, 10) Teteksi 12 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button