Candy Crush vjen e instaluar në Windows 10

Loja e famshme Candy Crush do të vijë e instaluar në sistemin e ri operativ Windows 10, që do të thotë se ajo tashmë do të jetë e pranishme pa pasur nevojë që të instalohet nga përdoruesit.

Menaxheri i marketingut te Microsofti, Brandon LeBlanck, ka njoftuar se Candy Crush do t’i bashkohet lojërave si Solitare, Hearts dhe Minesweeper që automatikisht janë të instaluara në sistemin Windows.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se sot Candy Crush Saga do të jetë automatikisht e instaluar në Windows 10”, ka thënë LeBlanc.

“Unë e kam instaluar në telefonin dhe kam shpenzuar shumë orë duke luajtur. Shkaku i këtij popullariteti të madh të kësaj loje, ne e kemi parë të arsyeshme që ta instalojmë në Windows 10”.

Lajme të ngjashme

Back to top button