Manastirasit solidarizohen me vëllezërit kumanovar

Në organizim të Myftinisë së Manastirit, me rastin e ndodhive në Lagjen e Trimave në Kumanovë, edhe Manastiri është ën zhvillim e sipër për realizimin e një aksioni humanitar  nën moton “Edhe ne jemi Kumanovë”.

Myftiu i Manastirit, Pëllumi Veliu, është bartës i këtij aksioni humanitar.

“Muslëimanët e Manastirit, edhe vetë përjetuan këto katrahura të çmendurisë sllave gjatë 2001-shit, kur në dy raste u dogjën 82 objekte afariste dhe 24 shtëpi luksoze të muslimanëve, pa dallim përkatësive kombëtare. Atëherë, s’ishim të harruar nga vëllezërit tanë nga të gjitha qendrat e banuara me muslimanë, andaj edhe e kemi për obligim fetar të ndihmojmë sipas mundësive tona”, përfundon ai.

Aksioni zhvillohet nëpër xhamitë aktive të qytetit dhe nëpër të gjitha fshatrave, kështu gjatë ditët së nesërme, ndihmat e grumbulluara në të holla, do të shkojnë në vendin e duhur, do t’ju dorëzohen nevojtarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button