5 miliardë biseda telefonike përgjohen çdo ditë

Pesë miliardë biseda telefonike nëpërmjet aparateve celularë përgjohen cdo ditë nga agjencia kombëtare amerikane për sigurinë (NSA).

Nga këto përgjime dalin të dhëna që u lejojnë agjentëve amerikanë që të ndjekin lëvizjet e personave të ndryshme dhe të krijojnë një rrjet të tërë të lidhjeve që mund të kenë. Lajmi është publikuar nga Uashington Post që citon deklaratat e protagonistit të Datagate, Eduard Snouden.

Falë një programi të fuqishëm rreth 5 miliardë biseda telefonike brenda 24 orësh agjencia amerikane mund të gjejë saktësisht vendodhjen e cdo celulari si dhe identitetin e atij që e ka.

Dhe me të njëjtën metodë mund të verifikojë nëse një person është i rrezikshëm dhe nëse ai ndodhet në territorin amerikan ose jo. Gjithashtu falë këtyre të dhënave mund të lokalizohen me qindra milionë aparate celularë në të gjithë botën.

Në qendër të këtyre përgjimeve duket se janë shtetasit amerikanë që jetojnë jashtë vendit dhe ata mund të përgjohen në takime sekrete pune, vizita mjekësore, dhoma hoteli apo dhe banesa private. E gjitha kjo, shpjegohet nga agjencia e spiunazhit më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet për luftën anti terror.

Lajme të ngjashme

Back to top button