Konflikti në Kumanovë nga këndvështrimi Evropian dhe Qeveritë shqiptare të selfie-ve dhe facebooka-ve

Mediat evropiane e në veçanti qeveritë e shteteve të BE-së e kanë marrë më seriozitet çështjen e konfliktit në Kumanovë, madje qeveria gjermane në një deklarate për media kishte thënë se çështjet serioze duhet të kenë edhe trajtim serioz. Nga këndvështrimi evropian një konflikt i tillë edhe ishte parashikuar në bazë të sjelljeve të qeverisë Gruevski atje, madje në disa raste në mënyrë indirekte ishte kërkuar të ndalet një gjë e tillë e inskenimit jonormal të gjendjes në Maqedoni që ishte pushtuar nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive dhe diskriminuese .

Ndonëse në pothuajse secilin shtet të BE-së flitet për ngjarjen në Kumanove, qeveritë shqiptare (ajo e Kosovës dhe Shqipërisë) dhe partneret e tyre në qeverinë Gruevski heshtin dhe sillën sikur asgjë s’ka ndodhur. Madje ata qe në çdo takim thërrasin për tu respektuar kushtetutat e tyre qe vet shkelin me të dy këmbët sikur të jenë mbi të. Kushtetuta e Shqipërisë obligon qeverinë shqiptare që të përkujdeset për çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë kufirit, po ashtu edhe ajo e Kosovës e obligon se paku të kujdeset për qytetarët e saj, mirëpo në vend të kujdeseve ata me shumë i kushtojnë rëndësi selifie-ve dhe facebooka-ve të tyre duke hamendur sikur asgjë s’ka ndodhur.

Si nuk ju vije turp atyre qe manipulonin popullin që do jenë në mbrojtje të gjithë shqiptareve kudo që janë, si nuk kanë pikë turpi kur vëllezërit tonë maltretohën në burgjet maqedonase ndërsa qeveritë e të dyja vendeve fotografohen me papagallet e tyre për tu dukur në foto sa me bukur. Po të ishte një ngjarje e tillë në ndonjërin shtet të Evropës do ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, do ishin mbledhur pozitë dhe opozitë dhe do të dilnin me vendime të qarta për gjendjen, ndërsa në shtetet shqiptare për vet qytetaret e tyre hezitojnë të mbajnë edhe debate parlamentare.

Fatkeqësisht edhe kësaj radhe nuk ka faktor shqiptar në Ballkan, nuk ka lidership politik e aq me keq nuk ka vullnet politik për tejkalim të situatës dhe presion për qytetarët shqiptar të burgosur dhe të tradhtuar në Kumanove. Rrugët e mbushura me police ende vazhdojnë të ju shtinë frikën qytetareve shqiptar atje, fëmijët ende mbajnë parasysh skena luftë, shtëpi të shkatërruara ku vije erë shkrumbi e tmerri dhe kjo është gjendja të cilën nuk dinë dhe nuk duan ta menaxhojnë liderët shqiptar në të dyja shtetet.

Evropa edhe kësaj radhe do të kryej punën e vet të stabilizimit të gjendjes në mënyre që ky konflikt mos të merr përmasa regjionale, mirëpo në një stabilizimi të tillë ku faktori shqiptar është i fjetur finishi kësaj gjendje shpresoj të mos jetë i dhembshëm dhe dramatik për shqiptarët. Gjendja e tillë e krijuar mund edhe ta vetedijesoi votuesin shqiptar se figurat politike përfituese nuk janë zgjidhje për problemet e tyre, andaj duhet kërkuar lider që mbrojnë interesat e çdo qytetari.

Në anën tjetër partneret evropian i kemi zhgënjyer me sjelljen e qeverive tona, dhe sado qe na dhanë rastin të jemi faktorë në Ballkan dhe të zgjedhim problemin e shqiptareve, ne dëshmuam se nuk jemi të afte të bëjmë asgjë pa ndërhyrjen ndërkombëtare.

Shkruan: Petrit Gashi ( Studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së)

Lajme të ngjashme

Back to top button