Damjanovski: MPB të sqarojë pse janë bllokuar rrugët në Kumanovë

Kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski ka apeluar MPB-në që sa më shpejtë të dal me informata zyrtare për atë se çka ndodhi mbrëmë në Kumanovë që mos të hapen dilema dhe spekulime për praninë e policisë dhe bllokimin e rrugëve.

Damjanovski në press konferencë informoi se pas mesnate në qytet janë bllokuar dy rrugë në Komunën e Kumanovës dhe se kanë marr telefonata të shumta nga qytetarë të cilët kanë pyetur se çka po ndodh.

Pasi ka kontaktuar me MPB-në, kryetari i komunës është informuar se bëhet fjalë për përforcim të masave të sigurisë, por pa marr detaje.

“Pas aksionit që ndodhi gjatë vikendit nuk ka pasur bllokada, qyteti ishte I hapur, ndërsa tani ka shtim të sigurimit. E lus MPB-në që sa më shpejt të del me informacione zyrtare për popullatën e Kumanovës por edhe për atë maqedonase, që të sqarojë cka po ndodh në qytet”, deklaroi Damjanovski.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski në mëngjes ka pasur një deklaratë të paqartë për MIA, për pranin e policisë mbrëmë në Kumanovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button