MPB me deklaratë të paqartë për praninë e policisë mbrëmë në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendsme nëpërmjet zëdhënësit Ivo Kotevski, ka sqaruar për MIA praninë e policisë dhe bllokimin e rrugëve mbrëmë në Kumanovë.

Sipas tij, janë shtuar forcat e sigurisë pranë institucioneve në Kumanovë.

“Në kuadër të këtij plani, janë bllokuar edhe rrugët për lëvizjen e makinave nga xhamia e qytetit deri tek pjesa e poshtme drejt qendrës, pasi që aty janë edhe shumica e institucioneve, si komuna, gjykatat dhe sekretariati i punëve të brendshme”, deklaroi Kotevski.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi se këto masa janë pjesë e sigurisë në Kumanovë dhe se në këtë pjesë janë të locuara pjesa më e madhe e institucioneve.

Mbetet e paqartë si mundet që policia të bllokojë rrugën pas mesnate, të ketë prani të shumta policore të ju ndalohet lëvizja jashtë banorëve, dhe kërkohet që mos të krijohet panikë në një vend ku para disa ditëve pati aksion policor me arrestime, vrasje dhe djegie shtëpish./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button