Policia bllokon rrugët e Kumanovës

Pjesëtarë të policisë me autoblinda kanë bllokuar bllokuar rrugën nga Xhamia e vjetër deri tek gjyqi në Kumanovë. Nëpër qytet vërehen forca të shumta policore.

Policia ka informuar qytetarët e Kumanovës që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

Burime jozyrtare theksojnë se kjo po ndodh për shkak se në gjykatën themelore në Kumanovë janë sjellë disa nga të paraburgosurit nga burgu i Shutkës lidhur me përleshjen në Kumanovë dhe se po merren në pyetje dhe prova të tjera. Prokuroria ka shqiptuar masën e paraburgimit për mbi 25 persona që dyshohen për pjesëmarrje në përleshjet e armatosura të shtunën e kaluar në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button