Liderët partiak me deklaratë të përbashkët: Dialogu do të vazhdon për të mirën e qytetarëve

Përfundoi takimi i sotëm i liderëve të katër parive më të mëdha në Maqedoni. Është paralajmëruar se të hënën do të vazhdojnë bisedimet  mes liderëve.

Lidhur më takimin e sotëm i cili u zhvillua në Klubin e deputetëve mes liderëve të VMRO-së  Nikolla Gruevski, LSDM-së Zoran Zaev, BDI Ali Ahmeti dhe PDSH-së Menduh Thaçi ,ata dolën me një deklaratë të përbashkët me shkrim.

“Në në javë të rënde për shtetin u takuam për të dhënë përkrahjen e përbashkët lidhur me vlerat demokratike, duke theksuar këtu edhe të drejtën për protesta të qeta dhe dënimin e dhunës pa marrë parasysh a bëhet fjalë për çështje kriminele apo politike. Ne u pajtuam të vazhdojmë me dialogun për progresin lidhur me agjendën euroatlantike për të mirën e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e liderëve.

Në takim si vëzhgues ishin prezent ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli dhe Shefi i misionit të BE-së Aivo Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button