Recension: Аvokati i vrasësit të Neshkovskit, e mbron Zaevin në “Puç”

Çka bëjnë avokatët përveç se ofrojnë ndihmë juridike, gjegjësisht i ofrojnë njohuritë e tyre profesionale kur dikush e kërkon këtë prej tyre ose kur kjo do të kërkohet prej tyre sipas detyrës zyrtare?

Kur ndonjë avokat e bën këtë, ai bënë punë shumë të zakonshme – punën e avokatit. Puna e tillë për asgjë nuk dallon nga veprimtaria e tyre e zakonshme profesionale dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të jetë me interes për mediat.

Përjashtime të caktuara mund të bëhen kur avokatët janë mbrojtës të njerëzve të njohur ose për raste kontraverze për të cilat publiku tregon interes të veçantë. Mirëpo, edhe atëherë, avokati bën punë që janë rreptësisht të rregulluara me rregullativa ligjore, procedura dhe protokolle institucional… Mund të përmenden dhe – aq.

Ja, ta lejojmë edhe një përjashtim nga parimisht profesioni “jo tërheqës” mediatik: Ndonjë avokat të dallohet me karakteristika të veçanta gjatë kryerjes së punës së tij, të cilat janë atraktive për mediat – le mbresë të veçantë gjatë ndonjë paraqitjeje, të folur dhe paraqitje jo të klisheizuara në gjykatë, bravura atraktive juridike në elaborimet e qëndrimeve të mbrojtjes…

Asgjë nga kjo, nga këto dy përjashtime të mundshme, nuk ka në punën e avokatit – personazhit kryesor të përmbajtjes mediatike që e recensojmë, të publikuar në një javore.  

Madje është vendosur edhe në faqen e parë të kësaj reviste, e në të ka pasur shumë përmbajtje më atraktive.

RepublikaLinku deri te artikulli origjinal: Аvokati i vrasësit të Neshkovskit, e mbron Zaevin në “Puç” (klikoni në screen-shot-in në të majtë për fotografi më të madhe)

Data dhe koha e publikimit: 08.05.2015

Data e recensionit: 11.05.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Redaksia e revistës (për shkak se teksti nuk është i nënshkruar), ka parë atraksion në faktin se avokati për të cilin bëhet fjalë, është përfaqësues juridik para gjykatës i liderit të opozitës në disa raste, e ka qenë edhe mbrojtës i Igor Spasovit, nëpunësit policor që është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit.

E!?! Çka?!?

Bile, në tekstin e revistës në lidhje me këtë përputhje thuhet se ky fakt, se një avokat i ka përfaqësuar edhe Spasovin dhe Zaevin, është heshtur. Si mund diçka të heshtet kur puna e avokatëve dhe e gjykatës është, kryesisht, publike. Në fakt, si e ka kuptuar media se bëhet fjalë për avokatin e njëjtë? Për fat, nuk kanë shkruar “kuptojmë ekskluzivisht”.

A ka ndonjë pengesë juridike që avokati i njëjtë t’i përfaqësojë edhe Zaevin edhe Spasovin? Nuk ka. A ka konflik të interesave? Nuk ka. A ka ndonjë informatë të vlefshme mediatike në këtë tregim. Nuk ka.

E, çka ka atëherë? Kemi tekst gazetaresk dhe titull, të cilat, shihet edhe nga Marsi, se kanë për qëllim të komprometojnë diçka që nuk ka asnjë agrument për t’u komprometuar. Mirëpo, argumentet nuk i interesojnë askujt. Përderisa ka një qëllim.

Lajme të ngjashme

Back to top button