QSA shpallë: Aksion humanitar mbarëkombëtarë për Kumanovën

Me rastin e ngjarjeve të dhunshme që ndodhën fundjavën e kaluar në Lagjen e trimave në komunën e Kumanovës, ku për pasojë shumë familje kanë mbetur në kulm mbi kokë, si dhe me dëme të konsiderueshme materiale, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) shpallë:

AKSION HUMANITAR MBARËKOMBËTAR

për grumbullimin e ndihmave në përkrahje të vëllezërve dhe motrave kumanovarë, për sigurimin e artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë, për 50 familjet më të rrezikuara.

Aksioni në fjalë do të përmbajë ndihma në mjete financiare në shumë prej 100 eurosh në muaj për çdo familje, të cilat do të mbulojnë koston e artikujve ushqimorë, ndërsa furnizimi do të bëhet drejtëpërdrejtë nga supermarketet e Kumanovës.

Aksioni parasheh një shumë të përgjithshme financiare prej 30,000 eurosh, për një periudhë kalimtare prej së paku gjashtë muaj, të cilat synohet të sigurohen nga njerëz të vullnetit të mirë, dashamirës të familjeve kumanovare.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit e ka shpallur këtë aksion mbarëkombëtar duke mobilizuar gjashtë Qendrat e saj në vend dhe diasporë dhe apelon tek njerëzit e vullnetit të mirë nga vendi dhe rajoni, përfaqësuesit e biznesit, bashkatdhetarët tanë që gjenden në botën e jashtme, shoqatat, klubet, xhematet e xhamive në vend dhe jashtë, grupet formale e joformale, organizatat donatore etj. që të mbështesin aksionin tonë, për t’iu dalë në ndihmë familjeve kumanovare të rrezikuara në të gjitha aspektet.

Populli jonë gjithmonë ka ditur të solidarizohet në kohëra të vështirë, andaj shpresojmë që edhe me këtë rast bashkërisht do t’ia dalim mbanë.

Mjetet e dedikuara për përkrahjen e aksionit mund t’i paguani në xhirollogaritë në vijim:

Maqedoni:
250-0010027813-58
Shparkase Bank

Preshevë:
205-21045-59,
Komercijalna Banka

Belgjikë:
Belfius 1785 Merchtem
IBAN: BE03068896819284
BIC: GKCCBEBB

Austri:
Raiffeisen Bank Wels
IBAN: AT13 3468 0000 0055 3511
SWIFT Code: RZ00AT2L680

Gjermani:
BLZ: 660 100 75,
Kto: 493 844 757
IBAN: DE97 6601 0075 0493 8447 57
SWIFT Code: PBNKDEFF

Zvicër:
Konto Nr.: 45-3635-2
IBAN: CH16 8096 8000 0030 3043 8
Raiffeisenbank Weissenstein
Gjithashtu mund të kontaktoni drejtëpërdrejtë me Qendrat tona, në kontaktet:

Maqedoni:
Baki Ukshini
+389 71 436 689
[email protected]

Preshevë:
Lejlan Sadiku
+381 62 360 086
[email protected]

Zvicër:
Mustafë Kamberi
+41 762757962
[email protected]

Gjermani:
Islam Aliji
+49 17655385373
[email protected]

Austri:
Xheladin Bajrami
+43 664217 5888
[email protected]

Belgjikë:
Hafëz Hajrullahu
+32 479705658
[email protected]

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button