A nuk keni ndërgjegje për dëmet që iu keni shkaktuar mijëra qytetarëve?

Të nderuar lexues të gjithë jemi vëzhgues të ngjarjeve të fundit që po ndodhin në Maqedoni. Të gjithë pamë Kumanovën dhe banorët e saj në një tmerr të vërtetë, në një ankth i cili nuk mund të shprehet me fjalë sado që të shkruajmë për të. Pamë shtëpitë të rrënuara të cilët mezi se i kishin ndërtuar me djersën e ballit dhe shumë malltretime tjera të cilët nuk mund të numërohen.

Nga ana tjetër partitë tona politike shqiptare qëndrojnë heshtur si çdo herë që kanë qëndruar, kur është nevoja të flitet ata heshtin. Interesante apo jo? Në vend se të flasin ata heshtin. O ju lodra (kukulla) me bateria nuk ju zgjodhi populli që të heshtni kur zgjidhen ministra të rinj në kuvend apo në çështje tjera dhe të pajtoheni me urdhrat që ju jep bashkëpunëtori juaj Gruevski, por që të veproni sepse populli në këto çaste më së shumti ka nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj. Si mund t’iu thoni banorëve të Kumanovës mbrohuni nga provikimet, ndërkohë që asnjëherë nuk i mbrojtët ata nga provokimet, si tash si në luftën e vitit 2001.

A nuk keni ndërgjegje për dëmet që iu keni shkaktuar mijëra qytetarëve? Po ku kanë ndërgjegje njerëzit që e kanë vrarë që herët atë. Ku kanë nderë dhe moral njerëzit që e kanë shitur nderin dhe moralin e tyre. Ku kanë përgjegjësi njerëzit që kujtojnë se asnjëherë nuk do të japin përgjegjësi për veprat e tyre. Ku kanë besë njerëzit që moti e kanë tradhëtuar besën e tyre dhe komandët e tyre duke i vrarë ata por edhe familjarët e tyre. Dhe ku mund të gjejnë rrugën njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborrin e tyre, prandaj për çdo problem që bëhet në Maqedoni, politikanët tanë menjëherë kërkojnë ndihmë prej faktorit ndërkombëtarë, që d.m.th prej BE-së dhe Amerikës. Ndërkohë që tash prej jush ndonjëri duke lexuar këtë temë mund të thotë: E pse i kritikoni politikanët kur ju vetë i zgjodhët ata? Populli zgjodhi edhe Enver Hoxhën I cili vrau shumë banorë të shtetit shqiptarë. Ai mbajti të izoluar vendin përplot dyzet vite me rradhë ku ushtroi terror, dhunë, vrasje dhe shumë malltretime tjera.

Teksa ishte student në Francë për katër vite brodhi rrugëve, kinemave dhe shtëpive publike. Shteti shqiptar ia ndaloi edhe bursën që ia kishte dhënë për studime në Francë, pasi që ishte i paaftë saqë nuk kishte mundur të jape as edhe një provim. U tregua tmerrësisht I egër saqë vrau edhe dhëndrin e tij, i cili e mbajti me të holla sa qëndroi në Francë, kështu e la motrën e vet pa burrë dhe nipërit pa babanë e tyre. Të gjitha këto fakte janë të argumentuara në librat e tij autobiografike.

Populli zgjodhi edhe princeshën britanike Diana (1961-1997) e cila ishte e fejuar me princin Çarlsin por që kishte mbajtuar edhe lidhje intime edhe me 14 burra. Më 18 mars të vitit 2001 në Paris shpalli fitoren për zgjedhjet komunale Bertrand Delanoë i cili ishte krytar i bashkisë së Parisit prej viti 25 mars të vitit 2001 – 05 prill 2014, kurse ishte i njohur publikisht si homoseksual. Ja pra këta udhëheqësa i zgjedh populli. Këta janë ata që kanë sunduar dhe sundojnë me botën. Pra faji është si një zinxhirë dhe fillon nga më i madhi (populli) tek i vogli (pushtetari, udhëheqësi). I madhi e bën të voglin edhe më të madh se vetin. Dhe atëherë kur gabohet në përzgjedhje nga ana e popullit, ndodhin trazira të shumta sikur që ndodhin viteve me rradhë dhe ditëve të fundit. Pra ata që nuk arrijnë ta kontrollojnë veten e tyre, nuk mund të kontrollojnë edhe më shumë të tjerët. Si mund të mendojë se nderëshmërisht mund ta udhëheq shtetin një kryetar i cili është vet i pandershëm. Zaten prej shenjave të Kijametit është se do të paraqiten ministrat rrenacak, sunduesit e pamoralshëm, komandantët tiranë dhe dijetarët e përdhosur të cilët logjikën ua dorëzojnë pushtetarëve.

Të nderuar mjaft më me analiza dhe kritika të shumta. Ka ardhur koha që nga spektatorë të shëndrohemi në faktorë, nga pesimist në optimist sepse vetëm me punë mund ta shpëtojmë popullin nga këta trazira të ndryshme. I bëj apel qeverisë se ka kaluar koha kur populli ishte në gjumë dhe injorancë. Tash populli është më i arsimuar dhe mjaftë mirë i kupton këto lojëra të fëlliqura të politikës. Etja për pushtet po vazhdon, ndërsa këtë po e pësojnë të pafajshmit. Me zor nuk shkon, është e kotë çfarëdo që bëjnë, secilit pushtet zullumqar i ka ardhur fundi. Është ligj i Krijuesit se e vërteta çdoherë do ta mposhtë gënjeshtrën.

Sinan Ismaili, nxënës në Arseni Jovkov, Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button