RDK: Kumanova mos të harrohet sërish!

Shqiptarët e Kumanovës dhe rrethinës gjithmonë kanë dhënë më të shtrenjtën për rrugëtimin e kombit në përgjithësi, dhe fatkeqësisht kjo pjesë e kombit edhe më tutje vazhdon të vuaj edhe nga ana e qeverisë, por edhe nga ana e politikanëve të ndryshëm shqiptar. Me këto fjali ka reaguar sot, RDK-ja.

“Kjo pjesë e popullatës dha gjithçka nga vetja për kryengritjen e armatosur të vitit 2001, por u diskriminua skajshmërrisht edhe nga ana e qeverisë maqedone në strehimin e popullatës civile shqiptare dhe kompenzimin e dëmëve të mëdha materiale, edhe nga ana e politikanëve shqiptarë pjesë përbërrëse të pushtetit, që kanë diskriminuar këtë popullatë për 14 vite radhazi në drejtimin e investimeve në këtë pjesë të vendit. Kjo pjesë e popullatës shqiptare vazhdon të vuaj edhe më tutje.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se kjo vuajtje dhe diskriminim vazhdon edhe sot e kësaj dite me ndodhitë e fundit në Kumanovë ku civilët e Lagjes së Trimave u gjendën para një tmerri të paparë të një lufte të vërtetë, edhe ate duke qenë në gjumë pa palajmërim. Evakuimi i civilëve nga shtëpitë e tyre pas 10 orë luftë u bë në mënyrë primitive ku u lan në mes të rrugës nga ana e organëve të shtetit, pa mos tentuar ti strehojn dikundi. Shteti duhej ti strehoj këta familje dhe jo të lehen në rrugë dhe të strehohen privatisht tek familjarë të ndryshëm. Bëjm thirrje te organet e shtetit që sa më shpejt të kompenzoj këtë popullatë në mënyrë të drejtë për traumat e përjetuar, edhe pse kjo nuk ka çmim, dhe të rindërtoj shtëpitë tërrësisht sa më shpejt që është e mundur. Kjo thirrje duhet fuqizuar edhe më shumë kur tani të gjith janë të koncentruar te rrëzimi i qeverisë. Kumanova dhe ajo që ndodhi nuk duhet harruar në asnjë mënyrë.

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon urgjentisht nga institucionet e vendit që të jetë e kujdesshme të kompenzoj plotësisht të gjith të prekurit pa kurfar diskriminimi sepse shqiptarët e kësaj popullate kanë përvoj të hidhur me këtë pushtet ku në vitin 2001 kjo popullatë u diskriminua dhe u harrua edhe sot e kësaj dite. Popullata shqiptare e kësaj ane vazhdon të paguaj çmimin e lëshimeve të mëdha të strukturave të ndryshme shtetërore në aksionin e fundit në Kumanovë, dhe përshkak të këtyre lëshimeve nuk duhet të vuaj askushi, dhe aq më pak të diskriminohet sërisht kjo popullatë që ka vuajtur mjaft deri më tani.” shkruhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button