LSDM: Qeveria mbulon tenderët e dyshimta të komunave të VMRO-së dhe BDI-së

LSDM-ja, shpalosi dokumente qeveritare, të cilët zbulojnë se qeveria ka bërë përpjekje që të mbulojë tenderë të dyshimta komunale për naftën dhe mbartjen e nxënësve.

Borxhi prej 17 milion eurosh nga 54 komuna, prej të cilëve 9 milion euro janë borxh nga shkollat fillore për shkak të të punësuarve të tepërt, nuk është e vetmja e dhënë frapante në informacionin e  zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Peshevski që është dhënë deri te Ministria për arsim.

Zëdhënësi i LSDM-së Peter Shilegov, thotë se, përveç këtij borxhi, bëhet fjalë edhe për 40 dokumente të dyshimta të tenderëve komunal. Nga tenderët e dyshimta, 20 janë për prokurimin e shërbimeve për transportin e nxënësve.

Sipas dokumentit, diferenca në  parat për transport të nxënësve, nga komuna në komunë arrijnë deri në disa mijë denar për nxënës.

“Është konstatuar se çmimi mestar për një nxënës të shkollës së mesme gjatë vitit 2012 në Gjevgjeli , ka qenë 873 denarë. Ne Resnjë, ajo është për 5 mijë denarë më e madhe! Në Shkup harxhimet mesatare për nxënës kanë qenë 1035 denarë”, Tha Shilegov.

Për  relacione të caktuara, siç është në dokumentin qeveritarë, disa komuna për të cilët nuk thuhet se kush janë, kanë paraqitur transport deri në 10 mijë denarë për nxënës. 

Logjikisht, edhe në informacionin e qeverisë, konstatohet se çmimet që i kanë paraqitur janë joreale. Bëhet fjalë për komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button