“Apple” kalon “Coca-Cola”, kryeson listën e markave botërore

Gjigani i teknologjisë botërore “Apple” e ka mbyllur 13-vjeçarin e konkurrencës si marka botërore më e çmueshme. Rivaliteti ndërmjet “Google” dhe “Apple” duket se ka qenë pozitiv për të dyja kompanitë, pasi ka ndikuar në rritjen e përfitimeve të tyre.

Dominimi i tij sistemit “Android” e ka përforcuar kompaninë “Apple”,duke bërë që ta zhvendosë “Coca-Cola-n” në vendin e dytë të listës së markave botërore më të mira. Në listën e teknologjisë së rëndë, IBM, Samsung dhe Intel kryesojnë dhjetëshen më të mirë.

Apple shkëlqeu më tepër si një institucion kulturor sesa për produktet në vetvete. “Një kompani e ndryshon jetën tonë jo vetëm me produktet e saj, por edhe me moralin”, – thotë përfaqësuesi i markës CEO, Jez Frampton. Kjo është dhe arsyeja pse Apple e kaloi Coca-Cola-n dhe kryeson tashmë markat botërore.

Sipas raporteve, Apple rezulton të ketë një vlerë prej 98.3 milionë dollarë, e krahasuar me vitin 2012, kur ishte akoma në vendin e dytë, ka një rritje prej 28%. Coca-Cola ka një vlerë pre 79.2 milionë dollarësh, vetëm 2% më pak sesa gjigandi Apple.

Përfitimet e “Apple” u rritën edhe nga prezenca e saj në tregun e Kinës, ku shitja e celularëve “iPhone” dhe e produkteve të tjera teknologjike patën një ndikim tepër të madh.

Në listën botërore, “Facebook” renditet në vendin e 52-të, me një fitim prej 43%, duke u bërë i vetmi rrjet social në listë.

Lajme të ngjashme

Back to top button