Microsoft përmirëson kriptimin online

Microsoft ka planifikuar që të përmirësojë kriptimin e shërbimeve të saj në internet, për të parandaluar përdorimin e të dhënave në mënyrë  të paligjshme nga agjencitë qeveritare si NSA.

Microsoft konfirmoi se do të përmirësojë kriptimin për shërbimet “Office 365”, “SkyDrive”, Outlook.com”, dhe “Windows Azure”.

“Nuk kemi dëshmi të drejtpërdrejtë që NSA ose grupe tjera të kenë në shënjestër  shërbimet tona, por kompania jonë dëshiron të sigurohet që diçka e tillë të mos ndodh më, tha këshilltari i përgjithshëm i “Microsoft-it”, Brad Smith. Ai tha se, shumë prej këtyre planeve janë në fuqi dhe  pjesa tjetër e përpjekjeve të kriptimit do të përfundoi në fund të 2014-s

Lajme të ngjashme

Back to top button