Tri pyetje për Komandant Hoxhën e Tanushës

I nderuari dhe shumë i rrespektuari zotëri Xhezair Shaqiri, k. Hoxha, të falenderoj në emër të gjithë popullit për informatat që po na i jep këto dit dhe në ditët e kaluara si këto të vështira. Por me gjithë rrespektin që kam, desha të t’i parashtroj tri pyetje si vëllau vëllaut.

  1. Ju vazhdimisht thoni se keni fakte për tradhëtinë e Ali Ahmetit, janë fakte që kanë të bëjnë me çështje të caktuara që datojn prej 2001-it e këndej. Nëse ju personalisht e keni vërtetuar tradhëtinë e tij pas 2001-it, e dikur Murat Jashari sillte fakte për tradhëtinë e Ali Ahmetit të vërtetuara qysh nga viti 1981 e këndej, nëse të kujtohen shkresat e Murat jasharit. Ne aspak nuk dyshojmë në tradhëtine e shkeqësisë së tij, Ali Pash Zajazi, ai atë e ka vërtetuar, por ne dyshojmë në mendjehollësinë dhe mprehtësinë tuaj dhe të shumë komandantëve tjerë dhe nga kjo lind pyetja ime e parë për ju komandant Hoxha,: si nuk e hetuat për aq kohë se ai është tradhëtarë dhe e vendosët të jet në krye të ushtrisë??? Nuk mban varianti, më pas u be se nuk ka qenë, nga se ai që sot është tradhtar dje nuk ka mundsi të ket qenë besnik.
  2. Mirë nuk e hetuat e as e vërejtët tradhëtinë në sytë e tij deri pas lufte, por kur e vërtetuat atë pse nuk morët masa ju ish komandantët e UÇK-së, por e liruat të vazhdoj të qeveris me popullin. Je hoxh dhe e di shumë mirë hadithin e Muhamedit a.s. ku thot:” Kush nga ju e sheh një të keqe le të e largoj atë me dorën e tij (pra me veprim), nëse nuk mundet atëherë le ta largoj atë me gojën e tij (pra me fjalë) e nëse nuk mundet le ta largoj atë me zemrën e tij (pra me urejtje ndaj të keqes), e kjo është grada më e ulët e besimit”. E punë më të keqe se tradhëtia nuk ka, e pse këtë punë kaq të keqe nuk e larguat me veprime. Dështuat në politikë gjat viteve të para të pas luftës, ju me partinë tuaj, Isni Shaqiri me partinë e vet, Harun Aliu ( Allahu e mëshiroft) me partinë e vet, pas këtij dështimi pse nuk ndërmorët ndonjë hap konkret për ta larguar atë nga BDI-ja dhe për të vendos në krye të partisë një njeri të besueshëm. Aftësitë mendoj se i keni pas. Për shembull, do ta kishit ulur në tavolinë të gjith ju që keni pas fakte për tradhëtinë e tij, edhe do t’ia kisht bë kusht për shpëtimin e kokës largimin nga politika, në mënyr që të mos i merr në qaf shqiptarët. Ju as që jeni munduar ta ndëshkoni tradhëtin e tij me veprime konkrete. Ndërsa ai e ndëshkoj konkurencën evuntale me veprime konrete, me vrasjen e komandant Telit dhe grupës së tij,  me vrasjen e Harun Aliut dhe shokëve të tij,  me burgosjen e mbi 200 ish ushtarëve të UÇK-së , etj., ashti siç ju thoni se në të gjitha këto punë ka dorë Ali Ahmeti, ne masa e thjeshtë nuk dim asgjë. Ai veproi konkretisht ndërsa ju mbetët me laps në dor e her pas here me mikrofon e telefon në dor duke dhën deklarata. Është dasht ti parandaloni krimet tij. Ne populli nuk i kemi dit e as që kemi pas mundësi ti dim krimet e tij ndaj shqiptarëve.  Dhe nga kjo lind pytja ime e dytë për juve k. Hoxha: pse nuk i parandaluat krimet e tij duke e detyruar të largohet nga politika , me paq ose me kanosje??? Për shembull t’i sugjeronit të kthehej në Zvicërr për t’i vazhduar kontrollat psikiatrike.
  3. Dhe pyetja ime e tretë dhe e fundit është: pse vlla nuk e likfiduat Ali Ahmetin gjat këtyre 14 viteve ??? Ju keni fakte se ai nuk u ndihmoj viktimave të gjalla të rastit të Sopotit, pra kishte gisht indirekt në cështjen në fjalë. Ju ia falët këtë gabim. Ai kishte gisht direkt në vrasjen e komandant Kushtrimit, siç thoni ju, e ju prap i falët gabimin. Pastaj ai kishte gisht në rastin “Monstra” ku prapë u bënë viktima të gjalla ish ushtarë të UÇK-së dhe ju prap ia falët gabimin Ali Ahmetit. Pse pas gjith këtyre krimeve që bëri ndaj shqiptarëve, gjegjësisht ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, dhe ju i patë ato krime e prap ia falët gabimet dhe nuk e likuiduat, pse??? Nëse Ali Ahmeti dhe rrethi i tij që e formoi pas lufte, janë shkaktarët kryesor për problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, atëherë para se Tradhëtari t’i konspironte dhe manipulonte , ashti siç deklaruat në emisionin Rrokum, disa nga ish ushtarët dhe ish komandantët e UÇK-së që të organizojnë sulme në Maqedoni e pastaj i tradhëtoi duke ua dërguar policinë në mes të një lagje të banuar me civil, në “Lagjen e Trimave” ,tani më e njohur për gjith Botën, pse para se ai ta bëntë këtë veprim konkret antishqiptarë  të rradhës, pse ju nuk i organizuat të njejtit ish komandant që ta likuidojnë Ali Ahmetin dhe kështu të zgjidhej njëherë e përgjithmonë problemi i  shqiptarëve të Maqedonisë??? Mos më thuaj se ka qenë absurde një gjë e tillë, për deri sa ata djem luftuan 30 orë me 3 mijë polic të njësis speciale, edhe atë të sulmuar befasisht dhe prap luftuan heroikisht, e hallall u qoft gjiri i nënave që ua kanë dhënë. Nëse UÇK-ja ka pas aq njerëz të zotët , atëhërë pse nuk i bindët ata për tradhëtinë e Ali Ahmetit dhe për likuidimin e tij??? Ata që 30 orë luftuan me 3000 ushtarë të armatosur deri në dhëmb, ata Ali Ahmetin dhe rrethin e tij me Abdulhaqimova e Artan Gruboviça, ata do ta shkatërronin për 30 minuta, bile edhe do t’i vorrosnin pa e mar vesh askush edhe pa u terorizuar askush. Tradhëtia ndëshkohet me vdekje, është dasht moti kohë ta likuidoni Ali Ahmetin nëse me të vërtet keni fakte se është tradhëtarë. Sepse pushka e shqiptarit të vërtetë nuk duhet të bëj dallim në mes armikut dhe tradhëtarit.

Shumë jam kurreshtar t’i dëgjoj nga ti përgjigjet e këtyre 3 pyetjeve. Me rrespektin më të madh për ju komandant Hoxha.  Sepse nëse me të vërtetë nuk keni pas mundësi të veproni konkretisht, atherë populli edhe ua fal. Por nëse keni pas mundësi të eproni konkretisht e nuk e keni bër atë gjë, del puna se kto fakte po na i sjellni vetëm për të treguar se ja edhe ne dim dicka. Si Skender Hyseni që tha se di gjithcka për Kumanovën pr nuk mundem t’ju tregoj. Tek ne në Kumanovë për kësi lloj muhabeti themi: ama llaf ke fol, e ke knaq. E di se kush ju terorizoi për 30 orë por nuk ju tregoj, kjo do të thot se ai e do më shum vrasësin se sat ë vrarit e pafajshëm dhe të terorizuarit që për shumë kohë do të mbeten me trauma.

Bunjamin Limani,  13. 05. 2015,  Leverkusen, Gjermani

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ky cfar komandant Hoxha ,osht Ali Ahmeti u dyt
    Kto gjith bashk e ulen cdo vler duke kandiduar dhe duke hapur parti,pra kto gjith se bashku njejt kan pas etje per te hy ne politik,pushtet,ekonomi dhe pozit te lart
    Nje pyetje per komandantin
    Ju kandiduat per te zen njejt vendin e Ali Ahmetit …? Cka dalloni nga ai ?? Njejt te dy kapet pushka per te marr karriget si shperblim
    Burrat e vertete vdiqen ,i vrat ju ,sepse sic permendi hafes efendiu ,nese e ka ber vetem Ali Ahmeti ,deritash ju esht desh te merrnii hakun jo populli ,sepse populli esht shum pass me kto informata dhe loja te felliqura
    Burrat e vertett vdiqen ,ata qe mbeten gjall ,sju intereson kurr politika as karrika
    Por paqe dhe barazi te shqiptareve,ose luft tjeter per permiresim,pa interesa personale
    E juu qe ktoo informata i jepnii kaq von ,,,kushedi se me cfar qellimi i kenii ,,,sepsee ne kete rast esht dasht veper dhe jo fjal ,esht dasht motii e joo tash ,,,qee 14 vjett shqiptaret e pasluftes me te roberuar se kurree ,,,,
    Prandaj ose bej punn osee heshtt ,,,see nii kuttt paskenii qen krejt ju shqiptaret qe premtoni e thonii dicka,,,,veprat askund

  2. Besoj se komandant hoxha do te pergjigjet po presim edhe ketij ne Leverkusen i dalin pergjigjet e mandej do debatojm, like qe behen ketu spo kuptoj à jane per me qene dakord me pyetsin apo me te pyeturin, veq nje deshta ti them qe shyqyr qe komandanti eshte gjalle e do nuk pâten rastin ti lexojn referate gjate mbremjevé per nder te heroizmit te tij dhe dy hoxhô i leverkuzenit sikur te kishim dit ne ti mbrojm njerezit e paster te kombit à thua tokat tona do ishin te ndarà, do pyetje qe ja ke drejtue komandantit shyqyr qe je hoxhe besoj qe lexon dhe do pergjigje i ke ne historin tone kombëtare po dhe ne librin e lartemadheruar kuranin

  3. Ki hoxha i gjermanis ka hurua se njeiru mund te jet shum besnik dhe pastaj te ndryshoj e ka argument te gjall ne Kuran kur Allahu xhsh fol per samirij ne kohen e muses as ai u edukua fillimisht prej xhebrailit as pastaj e nroj kiblen filloj ti urdheroj njerzit me adhurue lopen
    Spo foli ma shum por hoxhallart duhet te bazohen ne kuran dh sunet kur te folin eshte ma mir .

  4. mir i ke pyetjet ty zoti hoxha nga leverkuzen po pse nuk e ke thirur hoxhen ndoj here ne telefon e ta pyes per hallin e e tyna e te veprojshi bashkarisht ,te ishe edhe ty aktor i kesaj ngjarje te pyetjeve qe i parashtron une as te njoh ty hoxho nga leverkuzen qe me sa duket i ke punet goxha mire por te them se eshte kollaj nga tastatura por ne teren puna eshte nje cik e veshtire ……

  5. Shum leht ashte te jesh patriot ne leverkuze apo ne ndonje shtet te eu p.sh si ki hoxha ne fjal .zotri komandant hoxha ka qen dora e djatht e ali ametit deri sa kishte perfitime personale e kur ju ndalen perfitimet personale e ndrojj mendimin dhe ctash thot ali ameti tradhtar.pikrisht prej ketyre komandontave edhe rinija e tetoves dhe kumanoves sen shkojshin neper shkolla se keto i perdhunojshin femrat dhe u shitshin drog e zotri nese ne emer te uck apo ne emer te komandantit te uck shet drog vendin e ki ne burg dhe per pun te tilla nuk ashte tradhtar as ali ameti as menduh thaci as ti zotri hoxha i leverkuzes po shum komandanta e kan vesh uniformen e uck per ti dhi mbas lufte ato uniforma .sa i perket kumanoves njer populli cka ka hek se politika e ka bo e ban dhe do e baje

Back to top button