Një autobus me të zhvendosur nga Kumanova arrin në Prishtinë

Në orët e vona të ditës së martës, një autobus përplot me qytetar nga Kumanova, ka arritur në Prishtinë.

Autobusi që ishte përplot me familje nga kjo pjesë, është ndalur në afërsi të Hotel Grandit në Prishtinë, ku është pritur nga persona me të cilët besohet se të ardhurit kanë lidhje farefisnore.

Gjatë dhe pas konfliktit dy ditor në Kumanovë, ku 22 persona mbetën të vdekur, shumë qytetarë kryesisht shqiptarë, e braktisën vendin e tyre, deri sa një numër i madh ka shkuar drejt Preshevës e Bujanocit, tek familjarët e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button