Zaevi takohet me ambasadorët: Porosia kryesore e protestës më 17 maj do të jetë dorëheqja e Gruevskit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së në selinë e partisë shprehu brengosjen për kapacitetin e institucioneve në sistemin për ballafaqim me sfidat aktuale, dhe e theksoi nevojën për kthimin e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Kthimi i institucioneve demokratike në Maqedoni është i mundshëm, siç ka theksuar Zaevi, vetëm me largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski me çka, sipas tij, do të krijohen kushte të opozita të punojë në mënyrë institucionale.
“Porosia kryesore e protestës mbipartiake paqësore më 17 maj do të jetë dorëheqja e Gruevskit dhe largimi nga politika, stabilizimi i sigurisë së Maqedonisë dhe prosperitetet e saja, ka thënë Zaev në takimin ku ka marrë pjesë edhe nënkryetarja Radmilla Shekerinska dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski.
Diplomatët, siç theksohet në kumtesën e LSDM-së i kanë përshëndetur angazhimet e partisë për protesta të qeta qytetare, si dhe hapat në drejtim të bashkëjetesës ndëretnik, inkluzivitetit, stabilitetit dhe sigurisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button