Shkëndija ilaç i Vardarit, nuk e la ti gëzohet titullit

Shkëndija nuk i ka dhënë luksin Vardarit që të festojë titullin dy xhiro para fundit të sezonit të rregullt, ndërsa kjo ishte fitorja e radhës që Shkëndija ka shënuar ndaj kuqezinjve nga Shkupi. Është dashur vetëm një gol që e shënoi Xhelil Abdullai në minutën e 79-të. Kjo fitore e Shkëndijës i ka dhënë shanse edhe më tej

Rabotniçkit për të shpresuar se mundë të mbrojë titullin kampion, pasi në ndeshjen ndaj Metalurgut ata shënuan fitore me rezultat 2:0.
Renova është befasuar nga Sileksi, duke humbur me rezultat 1:0, kjo erdhi si pasojë pasi që Renova humbi garën për pozitë që i mundësonte daljen në Europë.

Rezultatet e Pley-off (java e 30-të)
Shkëndija – Vardari 1:0
Rabotniçki – Metalurgu 2:0
Renova – Sileksi 0:1

Tabela: 1. Vardari 65 pikë, 2. Rabotniçki 62, 3. Shkëndija 56, 4. Renova 47, 5. Sileksi 37 dhe 6. Metalurgu 33 pikë.

Ndeshjet e javës së 31 (ora 16:30)
Vardari – Renova, Rabotniçki – Shkëndija, Metalurgu – Sileksi (të hënën 16:30). / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button