Prononcohen familjarët e grupit të armatosur, shprehen të habitur

Familjarët e shtetasve kosovarë që janë përmendur si pjesë e grupit të armatosur në Maqedoni, disa prej të cilëve edhe të arrestuar, shprehen të habitur nga informatat që siç thonë për herë të parë i kanë dëgjuar nga mediat.

Të afërmit e tyre thonë se nuk kanë qenë në dijeni për udhëtimin e tyre eventual drejt Maqedonisë, ndërsa shtojnë se për ditë të tëra nuk kanë kontaktuar aspak me ta. Kështu shprehet edhe nëna e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO, që nga MPB është përmendur si një ndër drejtuesit e grupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button