Çfarë kahje po merr ngjarja në Kumanovë?

Në bazë të ngjarjeve të fundit ja disa hipoteza të mundshme…?!

-Kur nuk ka besim në instuticionet shtetërore, bëhen inskenime nga ana shtetit kinse po e mbrojnë popullatën civile, duhet me pasur d.m.th. besim në policinë, për tu arrit besimi sigurisht duhet patur viktima, se e panë që pa viktima si në Gushincë nuk shkon, pastaj duhet me lidhën ngjarjen me Gushincën që me krijue një tjetër rast si sopoti,monstra;

-Tash në emër të kësajt duhet me i burgosën ish -luftëtarët e vitit 2001;

-Nësë I kanë nxan policia e maqedonisë, nuk I kishte arrestue ushtarët e UÇK-së po I kishte likuidue në vendin e ngjarjes në  shenjë hakmarrjeje, por nuk mundet që ti likuidon njerezit e pafajshem apo ish pjestarët e luftës së 2001-shit, që nuk kanë qenë pjesë e akcionit në kumanovë, sepse është e vështirë që të likuidosh njerëz të pafajshëm, Harun Aliu bashkë me njësitin e tij u likudua pastaj doli se likuidimi ka qenë montim nga ana e policies, por nuk e kapën që d.më.th këta më pare të likuidojnë se sa të të kapin;

-Pastaj si me dal qeveria e IRJM-së përpara opinionit e me thanë që nuk kanë mundur me kapën asnji ushtarë të uniformave të zeza, normal që duhet me I montue disa ish pjestarë të vitit 2001;

-Në bazë të asaj që tha ish komandanti I UÇK-së në intervistën e tij, ata kanë qenë duke fjetur vetem 3 apo 4 pjestarë kanë qenë zgjuar, kur kanë sulmuar policia e maqedonisë, plani ka qenë që të përgaditet  skenar I ngjajshëm me atë të komandant Telit si në lagjen e gazi babës, sepse dikush I ka spiunuar ish pjesëmarrësit e uniformave të zeza;

-Këta kanë shkue në ora 5 në mëngjes me ju hyj nëpër shtëpia shqiptarëve;

-Me i ndal protestat, për të krijuar përplasje të mardhënieve ndëretnike, kur populli po bashkohej masovikisht kundër kësaj qeverie;

-Me i bë grupin terrorist, radikalista kinse janë regrutuar nga ISIS,që të kenë fakte se rreziku është I madhë;

-Shifrat e civilëve  të vrarë ende nuk dihen, që d.m.th. mundën me montue rast të rij duke ju lën armatim të vdekurve civil kinse këta kanë qenë terroristët;

-Janë marrë në pyetje gra fëmij burra familjarë, të gjithë e dimë se kur kjo qeveri të merrë në pyetje, të shtyn ti pranosh të gjitha edhe  ato gjëra që kurrë as nuk ke dëgjuar e lëre më që të jesh pjesëmarrës;

-Tash para ndërkombëtarve dalin thojnë edhe ne po përballemi me terrorist sikurse ju atje;

– U shpërqendrua opinioni bash atëher kur duhet me dal në shesh Monstra,dhe vrasja e Harun Aliut po e zgjasin ceremonin e ditëve zeza, dhe akcionin policor në kumanov, që mos të bashkohet populli, kundër qeverisë;

-Evakuohen civilet pas gjysëm dite, e nuk evakuohen prej përpara, i kanë shtyj në lojë edhe popullin civil nuk tregohet numri i civilëve të vrarë;

-Policia vazhdonte të hapte zjarrë  edhe pas akcionit, demonstrojnë force marrin kohë nuk I lëshojnl banort të futen nëpër shtëpitë e tyre ndoshta po montojnë diçka;

-Dhe krejt për fund më duhet të them se çka nuk pritet prej kësaj qeverie, mediumet non stop dezinformojnë, informatat janë të pasakta, pse bash në kumanovë, pse nuk ndodhi në zajaz;

– Maqedoninë e pret Ukraina deklaroj Ahmeti muaj më përpara;

-Angelov janë paguar 2 milion euro nga qeveria për incidente deklaroj para disa javëve;

-Thojnë që janë dorëzuar opinioni nuk pa asnjë video, që janë dorëzuar e as që i kanë kapur e tëra ishte që pamë civile gra fëmijë pleq të arrestuar;

-Thanë që ishin në uniforma të zeza, tash po dalin lara-lara në video;

-Martin Neshkovski u harrue, u harruan studentat, u harruan protestat e gjimnazisteve, u harrue vrasja Mlladenovit, u harrue krimi që ka bë kjo qeveri, me një  krim tjetër që e zëvendësoj kjo qeveri, d.m.th. kriminaliteti me kriminalitet harrohet-mbulohet;

-Ai herifi dje kërkonte ndihmë 8 familjarë fëmijët në podrum shtëpia i digjeshte, as policia askush nuk i ndihmonte;

-Këndej shpallet orë policore;

-OSBE hyn atje mas vakti;

-Serbia mbyll kufirin dhe kthen mbrapa civilët, dhe sjell 450 forca në vijën kufitare, provokon gjendjen e rëndë të civilëve;

-Ekspertët e sigurisë në maqedoni dy ditë përpara thanë se ska luftë, gjithashtu populli tha se nuk janë të interesuar për luftë;

-Nëse dëgjohen deklaratat e ministers së policis dhe potparollit nëpër televizor mund të vëreni se sa kontradiktore janë;

-Policia po kërkon mina në terren sa kontradiktore, ata mezi kanë ikur nuk kanë pasur koh me vëndue mina;

-Qytetarët e Republikës së Kosovës thonë se skenari është I përgaditur nga kryeministri serb dhe ai maqedonas;

-Pse shqiptarët gjithmonë po përdoren nëpër këto skenare, apo mos ndoshta kjo është tentativë historike që ti përzën shqiptarët nga trojet e tyre;

– E kanë; kapur karrikën qeveritarët nuk dojn me lëshue, e as me ndie për këtë popull ata se kanë dert se pse e sakrifikojnë popullin derti tyre është karrikja.

Lajme të ngjashme

Back to top button