Debat me temën: Krizë në Maqedoni

CIVIL – Qendra për Liri, organizon debat me temën KRIZË NË MAQEDONI, në të cilën do të këmbehen informata dhe qëndrime për gjendjen politike në vend dhe gjendjen me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Kriza e thellë politike në Maqedoni, nga njëra anë, dhe fushata e vazhdueshme politike, e cila dominon në mediat maqedonase dhe në shoqëri në tërësi, nga ana tjetër, kulmoi me një krizë sigurie në Kumanovë. Do të debatojmë për këto pyetje:

Kush janë faktorët përgjegjës për gjendjen politike në vend?

A do të ndikojë kriza e sigurisë në Kumanovë mbi intensitetin e pakënaqësisë qytetare dhe mbi protestat e caktuara më 17 maj?

Çfarë është perspektiva e Maqedonisë? 

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit E DREJTA IME E VOTIMIT, në të cilën do të prezantohen edhe raportet nga ekipet e monitorimit të Civilit për situatën politike në kontekst të së drejtës së votimit dhe të drejtat e njeriut, në përgjithësi. Me këtë rast do të prezantohet edhe raporti i tërësishëm i Civilit nga vëzhgimi i zbatimit të referendumit të QTQ.

Si gjithmonë, kjo ngjarje është e hapur për mediat, përfaqësuesit e shoqërisë civile, partitë politike, institucionet dhe palët e tjera të interesit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button