Mjaftë fituan të pushtetshmit, le të fitojnë më të drejtit!

“Lëre kohën të sillet si të dojë, kur vjen caktimi i Zotit prite me gëzim.
Mos u brengos nga fatkeqësitë e jetës, fatkeqësitë e kësaj bote e kanë një përfundim.”

O Zoti im ma zgjëro gjoksin tim dhe mi lehtëso punët e mia, largo pengesën nga gjuha ime që të kuptohen fjalët e mia. Atë natë të ftohtë errësire sikur dritat e drejtësisë të ishin ndezur lojërat e rregulluara kohë më parë në pah kishin për të dal.

Ruhuni nga duaja e atij që i keni bërë padrejtësi ngase mes tij dhe Allahut nuk ka perdre, e sikur meritorët e asaj nate gjatë lutjeve të tyre të kishin ‘ mallkim ‘’ për padrejtësinë e bërë, ndoshta mbi supe kishte për ti zënë lojtarët e ‘’ kënaqur’’. Larg qoftë sikur të kishte ndodhur kjo njerëzit robot me mendje makine nuk do ekzistonin e pastaj mëkat kujt do ia jepnin trurin me qira ?!
Sepse kur atëherë e tradhtuat të drejtën dhe besën ajo nuk ju besohet juve më, koha është e atyre që duan të ecin me dorë në zemër e besë në gjoks për ta vlerësuar vlerën.

Mjaftë më i dimë të gjitha u lodhëm me të njëjtat ! Jo njerëz, nëse duhet do të luftojmë për hakun e të drejtëve. Ajo që jemi lodhur të gjithë janë modelet e maskave të mençura pas se cilës fshihni injorancën, gënjeshtrat e manipulimet tuaja. Heshtëm aty ku duheshe e ku s’duheshe për hatër të të ‘’ mëdhenjve ’’ por u shkelëm shumë e heshtja nuk ishte zgjedhje andaj mblidhni turpllëqet tuaja e rruga e mbarë por ama mos i harroni që pas vetes ti merrni edhe ata që ua dhatë diplomat si dhuratë e i ulët në zyrat tuaja të bëjnë foto për reklamë!

Besojmë që kur secili të ulet aty ku e meriton edhe ju do të jeni të kënaqur me punën dhe kontributin tuaj e do thoni ku paskemi qenë me herët… S’keni faj edhe ju, ideologjia juaj paska qenë e gabuar. Neve nuk na ka hije të merremi me punë fëmijësh e as të qeshim me dhëmbë jashtë atëherë kur duhet të përvishen krahët për punë.

Por mjerimi që ishte mbi to do kaloj apo ?!
Kishte kontradiktë mes neve : të mjeruarit u krenuan, e krenarët u turpëruan prej gabimeve të të mjerëve. Sidoqoftë krenaria do na kthehet e të padrejtët do të vdesin. Sepse kur ju them atyre : Mos bëni padrejtësi në vërtetësi…
Ata thanë : Ne e dimë dobinë e kësaj!
Por ama ata janë zullumqarët më të mëdhenjve por nuk po e kuptojnë.
E faji mbetet prapë i yni sepse kur të padrejtët nuk ndëshkohen aty për aty, mashtrohen e kësisoj zhyten thellë e më thellë në padrejtësi. Kjo nuk kupton assesi se ata i shpëtojnë dënimit të Zotit, përkundrazi.

Vërtete Allahu do ta afatizojë zullumqarin derisa kur ta kap nuk do të mund ti shpëton. O ju njerëz para vetes keni peshoren e peshoni gjërat në bazë të peshës reale që ata e posedojnë, sikur ta dinit se çka sjell drejtësia nuk do kishit mend për të menduar tjetër pos saj, e sikur të jeni të vetëdijshëm se çka sjell padrejtësia do të përuleshit nën këmbët e meritorëve qe iu bëtë padrejtësi e me fytyrat tuaja do e fshinit pluhurin e këmbëve të tyre. Peshorja absolute vlerëson vetëm vlerën e vërtetë e ju nuk jeni prej tyre ju i ngjani atyre tregtarëve që vjedhin mallin gjersa ua sheshin konsumatorëve e dënimi juaj është i keq.

Mjaftë ju lutem e dua të mirën tuaj… a nuk po e shikoni veten se sa me ligësi jeni duke reflektuar?!
A mos ndoshta jeni duke harruar se një ditë do të vdisni e manipulimet e juaja do të kenë fund ?!
Të paktën që e prita prej jush ishte të përdornit pak profesionalizëm me frikë… ama jo, ju po dëshmoni se profesionalizmin tuaj e mbuloi pluhuri i padrejtësisë e e mbyllët në sirtarin ku shumë zemra u lënduan nga mungesa e saj.
Dëshpërimi do të kaloj por ajo që juve ju pret është e frikshme … sepse hallall nuk ua bëjmë gjersa ende ecni kokë lartë me aspak brejte të ndërgjegjes.
Më falni gabova, ju nuk keni ndërgjegje ju jeni makina e makinat nuk posedojnë virtyte të tilla!
Ju ecni, flisni dhe veproni ashtu siç ju kanë kurdisur më parë e më vjen keq për hallin tuaj.
Sepse i ditur është ai i cili njeh veten ndërsa injorant ai i cili nuk e dinë gjendjen e vet… e ju jeni prej të dytëve e harruat veten, nuk e njihni gjendjen tuaj, por dua ta dijë kush ua verbojë sytë kaq shumë ?! Apo të verbër I paskeni pasur por leqet e juaja fallco ua paskan mbuluar e ne nuk I paskemi vërejtur ?
Aman merrni rrugën drejt pendimit vallahu haku i atyre qe iu bëtë padrejtësi mund te iu zë. Bota sot është e etur për drejtësi, por ama durimtaret do shpërblehen. Mjaftë fituat ju, erdhi radha e meritorëve…

Lajme të ngjashme

Back to top button