A janë bërë universitetet modë ?

Më falni nuk dua të mendoni si unë, as ti shikoni gjërat si unë,mirëpo as ti kuptoni gjërat si unë ! Çka unë kërkoj është të mendoni me thellë se unë, ti shikoni gjërat më thellë se unë dhe ti kuptoni gjërat më thellë se unë.
Është e dhimbshme kur e kemi në dijeni se si popull jemi  të lashtë sa vetë europa, autoktonë në ballkanë, dhe kemi nxjerrë njerëz që ka pushtuar botën me veprat e tyre nëpër universitete të botës ,që në konceptin shpirtëror jan vetë mrekullia.

Mirëpo në kohën në të cilën ne po jetojmë është e vërtet se kemi zhvillim në fushën e arsimit, mirëpo përse nuk kemi udhëheqje me cilësi të larta në rrafshet e ndryshme shtetërore, publike, civile etj.
Fatkeqësisht sot kemi shumë universitete, mirëpo shumë pak cilësi adekuate. Është i vërtetë fakti se shumë të rinjë i pas përfundimit të shkollës mesme ja mësyjnë fakultetit, mirëpo disa për ta përfunduar , disa për të treguar lukset që  i posedojnë , disa të tjera e të tjerë  universitetin e shohin si pistë mode etj.
Ështe e mjerueshme se shumë studentë mësojnë vetëm për ta kryer provimin, e shumë të tjerë nuk kan nevojë për lexim se kan mjaftë të holla për ta zëvendësuar kohën e leximit me një 500 euro dhuratë modeste, E disa të tjera ëndrra e të cilave është sekretare lozonjare në një prej administratave shtetërore, dhënia e provimit i kushton me një buzëqeshja lajkatare edhe me disa lëvizje të veçanta të trupit!
Fakti vrasës është se ne unversitetet tona dikush  djeg çdo kalori të mendjës , për të arritur suksesin në në një provim , e dikush tjetër duke djegur benzinë gjithë ditën , dhe në  vlerësim përfundimtar nuk është e habitur që ky i fundit qëndron me notë më të lartë.
Ftyrat ‘engjëllore dhe trupi i bukurë’ janë një hap më i lehtë për të korrur sukses në provime, Çka është tjetër e bukurë për tu cekur se nëse arrinë që profesorit të ja ofrosh shoqet për kënaqje epshore , mund të kurorzohesh me titullin ‘Asistente’.
Më primare është  se si të dukem në universitetet se të më brengos fakti sa jam përgaditur psiqikisht për ligjeratë. Nuk e mohojë çka prodhojmë studentë të cilët janë për ti marrë shembull edhe fatkeqësisht po këta studentë jan të papunë , kuptohet se nuk kan ndonjë lidhje farfesinore diku për tu kapur.
Realiteti se kemi më shumë universitete private se sa shtetërore kuptohet edhe , në reklamat mediatike,dhe në studentë të cilët i mjafton një pagesë mujore deri në 100 euro , për të pasurë më të lehtë për tu çertifikuar me një diplomë.
Shumë profesor të lodhur me lirgjeratat e tyre nëpër universitete të ndryshme edhe transemtimi në komunikm me studentë e vëren që është i lodhurë. Po mundohemi ti mbledhim të gjithë të hollat për një ditë , nuk ka rëndës dëmi që po i shkaktojmë brezave.
Sa shumë të diplomuar sa pak ndryshime në shoqëri ?! Ne po mundohemi të zhvillohemi në shpejtësi mirëpo e kemi lënë vetën të mbyllur!
Para se ta përfundojë e kuptuam që  universitetet publike, si dhe ato pirvate kan një cilësi të dobët këtë e dijmë. Por, këtë e ka konfirmuar edhe kalsfikimi ‘ Ranking web of world universites’.
Sipas këtij klasfikimi unviersitetet tona renditen nga fundi dhe pas kemi lënë vetën me vende të tilla si , haiti ,etiopia,kamboxhia etj.
Se kjo pytja e famshme kur do të vijnë ditët e lumnueme mbas kësaj stuhie po mundohem me dhënë përgjigje me një ajet Kur’anor që me të vërtet do të na hynte në punë .
“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11)

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eshte me se e vertete, te lumte qe morre guxmin te tregoje kete te vertete qe sa me shpejt duhet ta kuptoje rinia jone, pasi vertete eshte shkaterruese per shume breza.

Back to top button