Personi i arrestuar nga policia dhe një polic shqiptar figurojnë të zhdukur

48 orë, dy persona njëri banor i Lagjes së Trimave e tjetri polic nga fshati Vaksincë figurojnë të zhdukur dhe për të njëjtit familjarët nuk kanë asnjë informacion, transmeton Alsat M.

Besnik Ajdini, 45 vjeç, arrestimi i të cilit shihet edhe në fotot që po qarkullojnë në internet, kishte lëshuar shtëpinë bashkë me familjen e tij. Gratë dhe fëmijët policia i ka ndarë dhe i kanë lënë të lirë, ndërsa Besnikut i janë vënë prangat. Familjarët thonë se janë interesuar edhe në SPB-në e Kumanovës, por policia nuk ju ka dhënë asnjë informatë se ku ndodhet Besnik Ajdini. Ndërkaq, Arsim Bajrami banorë i fshatit Vaksincë, pjesëtar i policisë, sipas familjarëve është thirrur në detyrë, por që nga ajo ditë edhe përkundër tentimeve të shumta për të kontaktuar, nuk kanë marrë asnjë informatë se ku gjendjet për momentin familjari i tyre polici Arsim Bajrami.

Lajme të ngjashme

Back to top button