Ngjarjet në Kumanovë – tullumbace e zakonshme e Gruevskit

Sikur t’u hedhim një sy ashtu fluturimthi ngjarjeve në Maqedoni do të bindeshim se koha ka treguar se Nikolla Gruevski është kryeministër i hiles , dhunës , i mashtrimit për të gjithë maqedonasit , kurse për shqiptarët e atjeshëm ai është një armik i rritur dhe i burrnuar me urretje kundër tyre.

Kjo që po ndodh është rezultat i gafës së përgjimeve telefonike. Me këtë marifet , cinikë të zhurmshëm Gruevski kërkon të largojë vëmendjen e opinionit publik nga kjo gafë telefonike. Me këto akte antinjerëzore Gruevski po ja pengon rrugën vendit për në BE dhe në qoftë se ky pranim realizohet nga BE – ja , atëherë gjithkush ka të drejtë të thotë se BE – ja po e mban me hatër Maqedoninë.

Nikolla Gruevski mbahet në fuqi me ndihmë dhe votën e shqiptarëve servilë si Ali Ameti me shokë. Po të donim të paraqesim këtë ngjarje në mënyrë grafike , kjo na rezulton se në sëkëlldisjen e tij të madhe të frikës se mos të humbi pushtetin. Ali Ameti me shokët i bën freskë atij me peshqirë me qëllim që ta qetësoj deri diku , sa për tja evituar atë më të keqen .

Këtë lojë të Gruevskit e kuptojnë gjithë shqiptarët dhe po ashtu dhe maqedonasit , që kërkojnë me këmbëngulje dhe me demonstrata largimin e tij. Me këto manovra dhe shpifje ai , në vend që të zbatonte Marrëveshjen e Ohrit për 4 vite siç ishte premtuar , u bënë 14 vjet dhe akoma s’ka vendos dorë kush në të.

Në këtë gjendje kaotike që ai ka krijuar në Maqedoni, unë e shoh shume të arsyeshme t’u bëjë apel të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriot që të bëjnë një marrëveshje me kundërshtarë e Gruevskit dhe t ‘i japin dermën këtij urithi që me veprimet e tij të nëndheshme , po ja brenë rrënjët lisit të bukur që Amerika & BE – ja kanë mbjellë në Maqedoni për të mirën e përgjithshme , jo vetëm për sllavët por për shqiptarët e atjeshëm .

Dhe një herë duke përfunduar ju bëjë thirrje gjithë partizanëve evropian shqiptarë dhe maqedonas që të bëhen një shkëmb graniti ku Gruevski të bjerë në të dhe të thyej hundë , dhëmbë , & dhëmballë , se këtë e ka bërë hak prej kohë përpara.

Lajme të ngjashme

Back to top button